Muaj mbas ndarjes me Cristiano Ronaldon, Irina Shayk krijoi një romancë me aktorin Bradley Cooper, por mesa duket ajo nuk është e vetmja që ka lënë pas krahëve lidhjen e shkuar keq.
Futbollisti raportohet të jetë në një lidhje me modelen dhe aktoren italiane Alessia Tedeschi e cila ka udhëtuar deri në Spanjë për të ndjekur një nga ndeshjet e CR7-ës. Ata janë njohur në një fushatë modelingu të Armani Exchange dhe më pas e kthyen njohjen në një lidhje, raporton një burim.
Emri i modeles Alessia Tedeschi është lakuar edhe herë të tjera në lidhjet e saj të mëparshme me Marco Borriello apo djalin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi-t, Francesco.
Burimi: Daily Mail