Ditën e djeshme nëpër mediat e shtypit rozë qarkulloi lajmi se këngatari i njohur Majk sapo kishte filluar një lidhje të re me një vajzë 18- vjeçare nga Tirana të quajtur Kejda. E gjithë stisja duket se kishte nisur nga një foto në të cilën Majk kishte pozuar pranë vajzës dhe kaq kishte mjftuar për t’i bërë të dy të lidhur bashkë.
Ditën e sotme ka qenë vetë Kejda që e kontaktuar nga “Jeta osh qef” ka treguar se mes saj dhe Majk nuk ka asgjë veç miqësisë dhe se lajmi për një lidhje mes tyre është i pavërtetë.
“Ai këtë lajm e ka marrë me sportivitet, ama mua më vjen inat se jam femër e s’do doja të më dalin fjalë kot së koti. Po ça me bo! Kjo është Shqipëria! Vetëm me shpikje e fjalë lart e poshtë merren njerëzit,” ka thënë 18- vjeçarja.
Ndërkohë ajo ka bërë publike edhe disa biseda të saj me Majk, pas daljes së lajmit.
Në bisedat në fjalë duket sikur Majk vërtetë nuk ka asgjë me Kejdën, ama me shaka i sugjeron të fillojë lidhjen me të.