News

Cili VIP shqiptar dhuroi para për ALS Ice Bucket Challenge?

Trendi më i ri në rrjetet sociale "Ice Bucket Challenge" prej ditësh ka shpërthyer edhe në Shqipëri. Vip-at tanë nga fusha e muzikës, gazetarisë, sportit e politikës, po postojnë çdo ditë në llogaritë e tyre në Instagram video me hedhjen e kovës me ujë, e disa edhe me akull për tu sensibilizuar me sëmundjen e Sklerozës Laterale Amiotrofike, ndërgjegjësimi publik për të cilën nisi fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga njerëzit e thjeshtë deri te emrat më të njohur.

Ashtu siç edhe është thënë, çdo personazh që pranon të realizojë sfidën e hedhjes së kovës me akull dhuron 10 dollarë për Shoqatën e ALS-së dhe nëse ai nominohet nga dikush tjetër por nuk pranon të realizojë sfidën duhet të dhurojë 100 dollarë.

Por a po ndodh kështu edhe me Vip-at tanë? A dhanë ata donacione për ALS, apo u mjaftuan me publikimin e videove në rrjetet sociale, dhe sensibilizimi i tyre mbeti me aq?

Sigurisht, sipas dëshmive të tyre në rrjetet sociale janë të paktë emrat që kanë dhuruar donacione, që është dhe qëllimi i vërtetë i kësaj fushate sensibilizimi. Ardit Gjebrea, i nominuar nga kolegët e tij deklaroi se ai nuk do të realizojë sfidën por zgjedh të japë kontributin e tij në para. Nga politikanët, çifti Monika Kryemadhi- Ilir Meta (kryetari i Parlamentit të Shqipërisë), përveç "Ice Bucket Challenge", kanë dhuruar para për ALS-në. Listës së personazheve publike që kanë dhuruar para i shtohet edhe gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu, por nuk dihet se sa cila ka qënë shuma e dhuruar prej tij.

Të njëjtën gjë kanë bërë deri më tani edhe Besa Kokëdhima, Olti Curri, Lori Hoxha, Luana Vjollca, Albana Osmani dhe Ledri Vula. Ndërkaq edhe këngëtarja Ronela Hajati përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se edhe ajo e ka bërë donacionin e saj por nuk e ka ndjerë të nevojshme ta fotografojë atë.

Të gjithë të nominuar përveç...
Nga formula e nominimit bie në sy se ndër emrat që nuk janë nominuar deri më tani janë: Tuna dhe i dashuri i saj Cozman, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, Ledion Liço, Amarda Toska. Nuk dihet arsyeja se përse kjo zgjedhje e kolegëve për të mos përmendur emrat e tyre, gjithsesi mbetet për tu parë sepse fenomeni vazhdon.

Të nominuar që pranuan sfidën:
Këtu lista është e gjatë sepse duket se të gjithë Vip-at tanë nuk kanë humbur rastin për t'u bërë pjesë e "stuhisë" më të fundit në Instagram.

Flor Mumajesi, Elvana Gjata, Ermal Mamaqi, Besa Kokëdhima, Eranda Libohova, Ronela Hajati, Samanta Karavello, Zajmina Vasjari, Soni Malaj, Getoar Selimi, Era Istrefi, Afërdita Dreshaj, Blerim Destani, Armina Mevlani, Vesa Luma dhe Big Basta, Rovena Dilo, si dhe modelet Angela Martini e Emina Cunmulaj- të cilat zgjodhën të nominojnë politikanët e njohur Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë vetëm disa prej emrave që zgjodhën të hedhin mbi kokën e tyre kovën me ujë e akull.

Të nominuar që ende s'kanë realizuar "Ice Bucket Challenge":
Edhe pse janë nominuar nga kolegët e tyre, edhe pse kanë kaluar 24 orë, disa prej Vip-ave kanë ngelur "jashtë lojës". Kanë zgjedhur të mos bëhen pjesë me video por nuk dihet nëse e kanë bërë donacionin e tyre.

Prezantuesja Arbana Osmani, e nominuar nga mikesha e saj Elvana Gjata nuk ka preferuar të bëhet pjesë. Madje në komentet e shkruara poshtë videos së këngëatares në Instagram moderatorja e "Big Brother" ka shkruar: "Më duket se do paguaj 100 dollarë" duke lënë të nënkuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e sfidës. E nominuar është edhe Valbona Selimllari, nominim që i erdhi nga këngëtarja Eranda Libohova. Gjithashtu edhe moderatorja tjetër e Top Channel Xhemi Shehu nuk është bërë pjesë e nismës.

Ajo e cila duket se e ka përjashtuar veten është edhe Dafina Zeqiri. Vetë këngëtarja kur “Ice Bucket Challenge” nisi të bëhej shumë popullor në Shqipëri postoi në Instagram një tekst ku thuhej se falë popullaritetit në rrjetet sociale Shoqata e ALS kishte përftuar miliona dollarë duke lënë të nënkuptohet se ajo nuk do të bëhej pjesë e një trendi të tillë në Shqipëri ku shumë lagen e pak dhurojnë para. Në fakt edhe pse e nominuar Dafina vazhdon t’i qëndrojë idesë së saj fillestare.

Në dilemë për realizimin e sfidës është edhe gazetarja e Agon Channel, Sonila Meço duke e shprehur këtë permës një statusi në Facebook, mbrëmjen e djeshme.

Surprizon Kreu i Parlamentit Ilir Meta, nominon ish-Kryeministrin Sali Berisha
I nominuar nga opinionisti Olti Curri, këngëtarja Adelina Ismajli dhe modelja Angela Martini, Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, njëkohësisht dhe Kreu i LSI-së, ka surprizuar në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon e tij të "Ice Bucket Challenge". Meta, bëhet kështu i pari politikan dhe anëtar i qeverisë që përfshihet në këtë fushatë sensibilizimi, pavarësisht se edhe emrat e Kryeministrit Edi Rama, apo të ish-Kryeministrit Sali Berisha janë përmendur, nuk ka pasur ende asnjë reagim nga ta, edhe pse të dy janë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Jo vetëm që ndjekësit kanë vlerësuar sportivitetin e Ilir Metës por janë surprizuar nga nominimet e bëra prej tij: "Dua të sfidojë Sali Berishën" ka thënë Meta duke ndezur kështu një mori komentesh kudo ku është shpërndarë videoja e tij. Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i ish-Kryeministrit ndaj kësaj videoje dhe këtij nominimi që i vjen nga ish-bashkëpuntori i tij në vitet e fundit të qeverisjes Berisha.

Videoja e Ilir Metës: http://instagram.com/p/r_5YkgBvrI/

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb