
Nëse beson se shenjat e horoskopit zbulojnë pjesë të personalitetit tënd, atëherë do dashurohesh me këtë version super lozonjar të astrologjisë. Arushë të vegjël e të çuditshëm që kanë “rrëmbyer” zemrat e të rriturve dhe fëmijëve në mbarë botën, Labubu-t tani po blihen edhe në bazë të asaj që përfaqësojnë.
Po, po, çdo shenjë përfaqësohet nga një Labubu, ndaj zbulo më poshtë cili arush je ti sipas shenjës tënde.
Dashi – Love Labubu
Guximtar, pasionant dhe gjithmonë gati për të marrë drejtimin. Si vetë Dashi, Love Labubu shpërndan energji dhe entuziazëm, çdo ditë me të është si një aventurë spontane!
Demi – Sea Salt Coconut Labubu
I tokëzuar, i dashuruar me komoditetin dhe gjithmonë me shije të mirë. Sea Salt Coconut Labubu është mishërimi i dashurisë së Demit për relaksin, qetësinë dhe aromën e detit.
Binjakët – Hope Labubu
Kureshtar, sharmant dhe gjithmonë me një ide të re. Hope është po aq lozonjar dhe energjik sa Binjakët, një kombinim perfekt për ata që duan gjithmonë më shumë nga jeta.
Gaforrja – Zizi Labubu
Emocional dhe i përkushtuar ndaj shtëpisë dhe të dashurve. Zizi Labubu përfaqëson ndjeshmërinë dhe përkujdesjen e Gaforres, që ndonjëherë vendos të tjerët para vetes.
Luani – Green Grape Tiguoguo
Vetëbesim, karizëm dhe “main character energy”! Green Grape Tiguoguo është si Luani, i shndritshëm, i pazëvendësueshëm dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Virgjëresha – Baba Labubu
Perfeksionist, i organizuar dhe praktik. Baba Labubu është po aq i përpiktë dhe punëtor sa Virgjëresha.
Peshorja – Serenity Labubu
Estet, harmonik dhe optimist. Serenity Labubu është për Peshoren që sheh të bukurën në gjithçka dhe e përhap me stil balancën kudo që shkon.
Akrepi – Loyalty Labubu
Misterioz dhe i thellë në mendime. Loyalty është për Akrepët që mendojnë shumë, ndjejnë thellë dhe zbulojnë sekrete që të tjerët as nuk i imagjinojnë.
Shigjetari – DuoDuo Labubu
I lirë si era dhe gjithmonë në kërkim të aventurës. DuoDuo është miku ideal i një Shigjetari që nuk e njeh fjalën "kufi", pozitiv dhe gjithmonë në lëvizje!
Bricjapi – Hehe Labubu
I qëndrueshëm, me objektiva të qarta dhe punëtor i lindur. Hehe është si Bricjapi, gjithmonë me një plan të qartë dhe këmbëngulës për ta realizuar.
Ujori – Dada Labubu
Kreativ, ndryshe dhe gjithmonë me një ide “jashtë kutisë”. Dada është për Ujorin që eksploron shtigje të reja, shpik rregulla dhe jeton në universin e vet.
Peshqit – Lychee Berry Labubu
Empatik, ëndërrimtar dhe zemërbutë. Lychee Berry është Labubu-ja i Peshqve, i butë, i ndjeshëm dhe gjithmonë gati për të krijuar lidhje të thella me të tjerët.