
Astrologjia e shkurtit është më shumë se sa zemra dhe lule. Ka shumë lëvizje planetare intensive gjatë këtij muaji, duke përfshirë hënën e plotë dhe periudhën e prapavijës së parë të Mërkurit për këtë vit. Megjithatë, në zemër të peizazhit kozmik të shkurtit qëndron një valë e lidhjeve të përcaktuara nga yjet që do ta bëjnë këtë muaj me Ditën e Shën Valentinit të paharrueshëm.
Ky muaj fillon gjatë sezonit të Ujorit, shenja që zakonisht sjell një energji të qetë, të ftohtë dhe të kontrolluar. Megjithatë, dita e parë e shkurtit ka një hënë të plotë pasionante në shenjën e kundërt të Ujorit, Luani. Energjia e Ujorit mund të duket e ftohtë dhe e distancuar, por hëna e plotë në Luan është krejt e kundërta. Kjo hënë e zjarrtë ndez pasionet e të gjithëve dhe largon turpin.
Planetët po ndryshojnë shumë gjëra këtë muaj dhe jeta juaj e dashurisë nuk bën përjashtim. Lexoni më poshtë horoskopin e dashurisë për secilën shenjë zodiaku për shkurtin 2026.
Dashi
Jeni në modalitetin e fluturës sociale këtë muaj, kështu që flirtimi është një pasojë e pashmangshme e daljeve që do bëni. Jeta juaj seksuale merr një rritje të zjarrtë gjatë hënës së plotë më 1 shkurt, ndaj shprehini ndjenjat pasionante që keni brenda. Natyra juaj impulsive fillon një proces maturimi rreth Ditës së Shën Valentinit, duke ju bërë të mendoni më seriozisht për një lidhje serioze. Çfarë po ndërtoni në dashuri dhe ku e shihni marrëdhënien tuaj në afat të gjatë kohor?
Kini kujdes me ëndrrat në fund të muajit, pasi nënvetëdija juaj po punon përmes disa problemeve të fshehura në jetën tuaj romantike. Mund ta gjeni veten duke eksploruar fantazitë për një ish-të dashur.
Demi
A mund të çliroheni dhe të ndiheni rehat me partnerin/en tuaj? Hëna e plotë më 1 shkurt ju bën të mendoni për rehati dhe siguri emocionale në marrëdhënie, dhe si të ndërtoni më shumë prej tyre. Vetëdija e tepërt mund t’ju bëjë të dyshoni për dëshirat tuaja javën pasuese, por detyra juaj është t'i kapërceni këto pasiguri dhe ta shfaqni veten siç jeni. Nuk ka asgjë më tërheqëse se dikush që e di kush është dhe çfarë dëshiron, dhe nuk ka frikë ta tregojë.
Sezoni i Peshqve nis një periudhë sociale dhe energjitë flirtuese do të jenë të mrekullueshme rreth 22 shkurtit. Grupimet mund të sjellin biseda interesante nëse jeni beqar/e, dhe bisedat e sinqerta me partnerët aktualë mund të thellojnë lidhjen tuaj.
Binjakët
Shprehini ndjenjat tuaja me fjalë gjatë hënës së plotë më 1 shkurt. Nuk ka arsye të mbani pasionet tuaja të mbyllura kur mund t’ua thoni qartë të dashurve tuaj. Eklipsi diellor dy javë më vonë trondit pikëpamjet tuaja dhe ju sfidon të përqafoni perspektiva të ndryshme, gjë që mund të rezultojë në një marrëdhënie më të hapur dhe të pranueshme. Ndaloni së u shqetësuari se çfarë mendojnë të tjerët për jetën tuaj të dashurisë dhe filloni të vendosni rregullat tuaja.
Prapavija e Mërkurit mund ta bëjë jetën profesionale më kaotike gjatë javës së fundit të muajit, ndaj sigurohuni të mos e shkarkoni stresin tek të dashurit. Gjeni mënyra për të shpërqendruar mendjen nga puna dhe për t’u lidhur me dëshirat tuaja sensuale.
Gaforrja
Kërkoni thellësi dhe intimitet në marrëdhënie tani dhe hëna e plotë nis muajin me dëshirë fizike që përputhet me intensitetin emocional. Lidhjet sensuale janë më të fuqishme kur ndërtohen mbi besim dhe ndjeshmëri. Sekretet romantike dhe lidhjet e papritura mund të shfaqen nën eklipsin diellor dy javë më vonë, ndaj shijojini këto valë të paparashikueshme.
Pas Ditës së Shën Valentinit hapet një periudhë aventurash dhe zbulimesh në jetën tuaj të dashurisë, ndaj dilni nga guaska dhe eksploroni horizonte të reja. Marrëdhëniet më të destinuara mund të kërkojnë të ndërmerrni një rrezik dhe të besoni në univers.
Luani
Dashurinë do yta keni në qendër të vëmendjes këtë muaj, por dëshirat personale dominojnë fillimin e muajit për shkak të hënës së plotë pasionante në shenjën tuaj. Të dini çfarë doni dhe të keni guximin ta kërkoni do t’i forcojë marrëdhëniet tuaja, ndaj jini vetja më autentike. Fati mund t’ju afrojë me një partner/e ose të krijojë një takim kozmik me një njeri të ri gjatë eklipsit diellor më 17 shkurt, ndaj qëndroni të hapur për çdo surprizë.
Sezoni i Peshqve ndez ndjenja të thella në gjysmën e dytë të muajit dhe prapavija e Mërkurit mund t’ju bëjë të ndani disa sekrete dhe dëshira që keni fshehur nën sipërfaqe.
Virgjëresha
Sezoni i Ujorit ju frymëzon të bëni prioritet mendjen, trupin dhe shpirtin, ndaj mendoni si përshtatet jeta juaj e dashurisë me mirëqenien tuaj të përgjithshme. Nëse disa lidhje romantike po krijojnë një pabarazi, mund të jetë koha të kërkoni diçka më të përputhshme dhe eklipsi diellor më 17 shkurt mund t’ju ndihmojë të ecni drejt një situate që ndihet më në harmoni. Nga ky moment, marrëdhëniet do të jeni fokusi në zemrën tuaj, duke ju lejuar të eksploroni dhe të testoni forcën e lidhjeve të reja.
Megjithatë, kur fillon prapavija e Mërkurit, mund të ribashkoheni me ndonjë ish-partner/e ose me drama të së kaluarës në dashuri. Kjo periudhë mund të sjellë shanse për zgjidhje të mosmarrëveshjeve të pazgjidhura.
Peshorja
Ooh la la! Romanca është në ajër për ju këtë muaj dhe jeta juaj dashurore ndjehet njëkohësisht e ëmbël dhe e nxehtë. Java e parë e shkurtit është veçanërisht plot flirte, ndaj shfrytëzoni energjinë e dëshirës dhe ndizni magjinë sensuale në dhomën e gjumit dhe përtej. Kini parasysh që disa dëshira të papritura, frikëra ose lidhje emocionale mund të shfaqen gjatë javës që çon në Ditën e Shën Valentinit, por mos harroni që edhe e pazakonta mund të jetë seksi.
Eklipsi diellor më 17 shkurt trondit ndjenjat tuaja të pasionit, duke ndryshuar mënyrën se si zgjidhni të shprehni veten në dashuri. Autenticiteti është çelësi dhe ndjekja e zemrës suaj është mënyra më e mirë për të gjetur një rrugë përmes stuhisë.
Akrepi
Ju vlerësoni privatësinë më shumë se shumica e shenjave, sepse një lidhje vërtet e mirë për ju është dikush që mund t’ju shohë dhe t’ju bëjë të ndiheni të sigurt edhe në gjendjen tuaj më të dobët. Po mësoni të besoni më thellë te partnerët tuaj këtë muaj, ndaj hapeni zemrën. Mund të habiteni nga mënyrat e papritura se si një partner/e mund t'ju tregojë që ju do. Ndjenjat bëhen më romantike kur afrohet Dita e Shën Valentinit, ndaj kënaquni duke flirtuar dhe duke u përhumbur në fantazinë e gjithçkaje.
Jeta juaj seksuale dhe romantike do të jetë e bekuar me magji të pastër gjatë javës së parë të sezonit të Peshqve dhe do të ndiheni shumë më të hapur për aventura romantike. Fati është në anën tuaj, ndaj hidhni një hap besimi dhe lëreni anën tuaj të egër të dalë në pah.
Shigjetari
Hëna e plotë më 1 shkurt nis muajin me një dozë të zjarrtë pasioni, duke nxjerrë në pah anën tuaj të lirë në dashuri dhe duke ju frymëzuar të eksploroni gjëra të reja me një partner/e. Nuk keni nevojë të ndiqni rregullat e marrëdhënieve të askujt tjetër përveç atyre që ju dhe partneri/ja juaj pranoni, ndaj dhe është në rregull që jeta juaj e dashurisë të jetë pak e pazakontë. Eklipsi diellor dy javë më vonë ndez ide të reja emocionuese për romancën dhe mund të zbulojë edhe rrugë të papritura e të reja me dikë të veçantë.
Lidhjet emocionale janë të thella gjatë javës së parë të sezonit të Peshqve, duke ju lejuar të jeni vërtet të ndjeshëm me njerëzit të cilët i keni përzemër. Keni mundësinë të lini mënjanë vetëdijen e tepërt dhe të shfaqni veten e vërtetë në dashuri, ndaj përfitoni nga kjo energji e hapur dhe e ndjeshme.
Bricjapi
Hëna e plotë më 1 shkurt nis muajin me një shpërthim të thellësisë emocionale, duke ju dhënë ju dhe partnerit/es tuaj qasje në pjesët më të thella dhe më të vështira për t’u arritur të zemrës tuaj. Përdoreni këtë energji të prekshme për të rritur intimitetin në marrëdhënie dhe për të lejuar që vetja juaj e vërtetë të shkëlqejë. Javën pasuese do të sfidoni veten të përqafoni dëshirat më të pazakonta. Është në rregull të jeni pak më të shfrenuar dhe të eksploroni. Pas së gjithash, është Dita e Shën Valentinit!
Gjysma e dytë e muajit thekson komunikimin e ndjenjave tuaja, si dhe rëndësinë e hapjes dhe shprehjes më të qartë në jetën tuaj të dashurisë. Flisni të vërtetën tuaj, por kini kujdes që të tregoheni mjaftueshëm të qartë. Prapavija e Mërkurit mund ta bëjë të lehtë që fjalët të dalin gabim dhe ndjenjat të keqkuptohen.
Ujori
Është sezoni juaj, ndaj ndiheni të sigurt për të treguar veten autentike dhe për të tërhequr të gjitha llojet e vëmendjes romantike, veçanërisht gjatë javës së parë të muajit. Hëna e plotë më 1 shkurt ndriçon marrëdhëniet tuaja, duke ju frymëzuar të jeni më të hapur për pasionet. Mos kini frikë të derdhni të gjithë zemrën tuaj në lidhjet emocionale që ju rëndojnë më shumë.
Eklipsi diellor më 17 shkurt po ju shtyn drejt një versioni të ri dhe të përmirësuar të vetes, mund të vini re që jeta juaj e dashurisë ka nevojë për kohë për t’u përditësuar. Askush nuk qëndron i njëjtë përgjithmonë dhe një pjesë e rëndësishme e dashurisë është gatishmëria për të lundruar në valët e evolucionit të njerëzve.
Peshqit
Me Afërditën në shenjën tuaj duke filluar më 10 shkurt, ky muaj është i mbushur me romancë, dhe Dita e Shën Valentinit do të jetë plot e përplot me çdo gjë që dëshiron zemra juaj. Fuqia juaj për të manifestuar dashurinë është në kulmin e saj dhe po tërhiqni vëmendjen e personave të duhur. Eklipsi diellor më 17 shkurt mund t’ju shtyjë drejt një marrëdhënie të destinuar, qoftë duke thelluar fatin tuaj me një partner/e aktual/e, apo duke zhvilluar një lidhje të caktuar nga yjet me dikë të ri.
Sezoni i ditëlindjes tuaj fillon ditën pasardhëse dhe jeta juaj e dashurisë po shkëlqen më shumë se asnjëherë këto koët e fundit. Lëreni aurën tuaj tërheqëse të udhëheqë rrugën dhe do të gjeni mundësi të lumtura dhe të bollshme në jetën tuaj seksuale dhe romantike. Vetëm mos filloni të dyshoni në vetëbesimin tuaj sapo të fillojë prapavija e Mërkurit, mbianalizimi është e kundërta e romancës.



