Metropolitan

Christina Aguilera: 'Sa shumë prisni nga femrat!'

Kur Christina Aguilera fliste për gëzimet e vogla në jetë me siguri nuk e kishte fjalën për ndryshimin e pelenave. Mirëpo këtë do e lexoni në revistën “Women's Health” në muajin mars. Pas lindjes së dy fëmijëve, ylli i muzikës nuk është kthyer sërish në jurinë e The Voice.

Në intervistën e saj në këtë revistë këngëtarja i ka quajtur të padrejta pritshmëritë që u vihen femrave veçanërisht nënave dhe ka dashur t’i inkurajojë ato.

“Nga nënat pritet që të jenë ato që ushqejnë fëmijët, që japin gjithçka, që sigurojnë një shtëpi të rehatshme,” tha ajo për WH. “Pritet që ne të ngelim shtatëzënë, të kemi fëmijë, t’i ushqejmë me gji. Po ashtu supozohet që të dukemi bukur pas lindjes së bebit apo jo?”

Për atë që shohim ne, Christina duket e mrekullueshme edhe pas lindjes së fëmijëve, por ajo i lidh këto fjalë me shumë femra të tjera. Por nuk ndalet me kaq: “Nga ne pritet që t’i mbajmë burrat ose të dashurit tanë të interesuar pasi duhet t’i rikthehemi seksit dhe t’i bëjmë gjërat sa më emocionuese në dhomën e gjumit. Kjo është një listë e gjatë.”

“Të pasurit e fëmijëve është gëzimi më i madh dhe unë i dua fëmijët e mi, por femrat duhet të gjejnë kohë të ushqejnë veten. Kur shoh dikë që ka fëmijë, gjëja e parë që mendoj është: “A po kujdesesh për veten?”

Më poshtë është videoja e saj me një mesazh për femrat.

Burimi: Women's Health; Përshtati: Klarida Bregaj

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb