Policia në Las Vegas po heton këngëtarin Chris Brown pasi ka dhunuar një vajzë e cila u përpoq t’i merrte një fotografi këngëtarit në një festë në një hotel. Policia tha se ai është nën hetim për dhunë fizike dhe vjedhje.
Incidenti ndodhi të shtunën në mëngjes në Palms Casino Resort, sipas policisë në Las Vegas. Në një deklaratën e tyre thuhet se një vajzë po priste në një dhomë të hotelit për të bërë foto me Brown me ceuluarin e saj kur filloi konflikti. “Viktima ka thënë se është dhunuar nga Brown i cili në të njëjtën kohë i ka marrë dhe celularin. Një grindje verbale u zhvillua kur viktima u shoqërua jashtë dhomës nga rojat private të sigurisë për në korridor,” thuhet në të. Ndërkohë hetimet po vazhdojn, policia tha se i dyshuari kryesor pwr ngjarjen është vetë Brown..
Brown është i njohur për historinë e tij agresive duke kujtuar kështu atë të vitit 2009 me të dashurën e tij Rihanna pak përpara çmimeve Grammy. Sipas CBS 8 ky është incidenti i dytë i ndodhur brenda një viti. Në muajin maj mësohet se ai ka rrahur një tjetër person megjithëse ai nuk pranoi të ngre padi. Publicisti i tij Nicole Perna mohoi pretendimet e viktimës duke thënë se kjo ishte një e vërtetë e pakundështueshme. Ai shtoi se ajo u shoqërua jashtë sepse ishte jashtë kontrolli.
Burimi: buzzfeed; Përshtati: Klarida Bregaj