Metropolitan

ChatGPT dhe roli i shqiptares Mira Murati në krijimin e inovacionit më të përfolur

ChatGPT dhe roli i shqiptares Mira Murati në krijimin e inovacionit më
[Source photo: Dimitrios Kambouris/Getty Images for DVF]

Ndërkohë që të gjithë po flasin për ChatGPT, duke lavdëruar inteligjencën artificiale dhe shpejtësinë mahnitëse me të cilën inovacioni i momentit krijon tekste apo kode programimi, na lejoni t’ju prezantojmë me Mira Muratin, Chief Technology Officer (Drejtuese e lartë që ka përgjegjësi mbi menaxhimin e kërkesave që lidhen me teknologjinë, të kryera nga një kompani apo institucion tjetër) në “OpenAi”, kompaninë që ka krijuar chatbot ChatGPT.

ChatGPT u prezantua në nëntor të vitit 2022 dhe ndonëse disa shkolla në Amerikë e kanë ndaluar përdorimin e kësaj risie, vetë Microsoft njoftoi se do të investonte plot 10 miliardë dollarë në kompani. Ndërsa, në janar, “ChatGPT” ishte një ndër termat më të kërkuar në Google, duke tejkaluar kështu edhe kërkimet për “bitcoin”.

Por, pas ChatGPT dhe të gjithë famës mëse të merituar, qëndron një kompani me 375 punonjës, mes tyre, edhe shqiptarja Mira Murati, e cila drejtoi grupin që krijoi platformën.

Mira mendon se ChatGPT ka potencialin që të revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit mësojnë, përmes një kurrikule të thjeshtë dhe thelbësore, e cila ofron një model të qartë, përmes të cilit njerëzit kuptojnë dhe mësojnë koncepte që i përshtaten nivelit të tyre të të nxënit dhe të kuptuarit. Sipas saj, ChatGPT mbart një potencial të jashtëzakonshëm për të ndihmuar në edukimin që i përshtatet çdo personi që zgjedh ta përdorë.

Gjithsesi, ajo nuk e përjashton faktin se inteligjenca artificiale mund të keqpërdoret, por ajo u shpreh optimiste për grupin e vogël të njerëzve që e njohin mirë këtë fushë, si dhe kontributin që shkon përtej teknologjisë dhe përfshin rregullatorët dhe qeveritë, të cilat duhet të përkujdesen që teknologjia të jetë në funksion të njeriut, jo një kërcënim për të.

Pasioni i Mirës në teknologji është goxha më i hershëm se sa përvoja në ChatGPT. Sipas llogarisë së saj në LinkedIn, Mira ka qenë në krye të menaxhimit të departamentit të produkteve, përgjegjëse për modelin X në kompaninë “Tesla”, për 3 vite (2013 – 2016).

2 vite më vonë, pra në 2018, ajo iu bashkua edhe “OpenAi”.

Mira ka lindur në Vlorë, është rritur në Shqipëri, u zhvendos në Kanada në moshën 16-vjeçare (sipas Wikipedia-s). Ajo u diplomua në universitetin “Dartmouth” në vitin 2012, në degën inxhinieri mekanike.

Pasionin për teknologjinë e ka trashëguar qysh në fëmijëri. Në një intervistë, ajo është shprehur se: “Kam pasur interes për matematikën që e vogël kur luaja me video lojëra, por duke qenë se jam rritur në Shqipëri, nuk ishte mundësia të kaloje nga teoria në praktikë. Kështu që studiova teorinë si fillim”, duke treguar edhe mënyrën se si e gjeti rrugën drejt dëshirës së saj.

Dhe, meqë jemi zemërmirë, e duam teknologjinë dhe artin, nëse doni ta dini se cila copëza artistike e kanë frymëzuar Mirën në rrugëtimin e saj, po t’i tregojmë:

Kënga: “Paranoid Androind” nga Radiohead

Libri: “Duino Elegies”, përmbledhje poemash nga Rainer Maria Rilke

Filmi: “2001: A Space Odyssey”. Trailer-in mund ta shihni këtu.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

ChatGPT and the role of the Albanian Mira Murati in creating the most talked about innovation

ChatGPT dhe roli i shqiptares Mira Murati në krijimin e inovacionit më
[Source photo: Dimitrios Kambouris/Getty Images for DVF]

While everyone is talking about ChatGPT, praising artificial intelligence and the amazing speed with which the innovation of the moment creates text or programming code, allow us to introduce you to Mira Murat, Chief Technology Officer of requests related to technology, carried out by another company or institution)  to "OpenAi", the company that created the chatbot ChatGPT.

ChatGPT was introduced in November 2022, and although some schools in America have banned the use of this innovation, Microsoft itself announced that it would invest a full 10 billion dollars in the company. Whereas, in January, "ChatGPT" was one of the most searched terms on Google, thus surpassing searches for "bitcoin".

But behind ChatGPT and all the well-deserved fame, there is a company with 375 employees, among them the Albanian Mira Murati, who led the group that created the platform.

Mira feels that ChatGPT has the potential to revolutionize the way people learn, through a simple and essential curriculum that provides a clear model through which people understand and learn concepts that suit their learning level and understanding. According to her, ChatGPT carries tremendous potential to help educate anyone who chooses to use it.

However, she did not rule out the possibility that artificial intelligence could be misused, but she was optimistic about the small group of people who know the field well, as well as the contribution that goes beyond the technology and includes regulators and governments, which must be taken care of. for technology to be a function of man, not a threat to him.

Pasioni i Mirës në teknologji është goxha më i hershëm se sa përvoja në ChatGPT. Sipas llogarisë së saj në LinkedIn, Mira ka qenë në krye të menaxhimit të departamentit të produkteve, përgjegjëse për modelin X në kompaninë “Tesla”, për 3 vite (2013 – 2016).

2 vite më vonë, pra në 2018, ajo iu bashkua edhe “OpenAi”.

Mira ka lindur në Vlorë, është rritur në Shqipëri, u zhvendos në Kanada në moshën 16-vjeçare (sipas Wikipedia-s). Ajo u diplomua në universitetin “Dartmouth” në vitin 2012, në degën inxhinieri mekanike.

He inherited his passion for technology since childhood. In an interview, she stated that: "I have been interested in mathematics since I was little when I played video games, but since I grew up in Albania, it was not possible to go from theory to practice. So I studied theory first", showing how she found the way to her desire.

And, since we are good-hearted, we love technology and art, if you want to know which artistic pieces have inspired Mira in her journey, we will tell her:

Song: "Paranoid Android" by Radiohead

Book: "Duino Elegies", collection of poems by Rainer Maria Rilke

Movie: "2001: A Space Odyssey". You can see the trailer here .