Me ardhjen e shtatorit, ndryshimet vihen re ndjeshëm në televizione. Mes gjithë zhvendosjeve dhe risive që Top Channel ka marrë përsipër këtë sezon, nuk vonon as ndryshimi i radhës.
Çdo ditë, pas edicionit informativ, në orën 15:45 do të transmetohet “Top Talk” nga Denis Dyrnjaja dhe jo “Pop Culture” orari i të cilit ishte 15:35.
Në profilin zyrtar të Top Channel në Instagram shkruhet:
"Çdo ditë një ngjarje. Çdo ditë një intervistë. Çdo ditë një i ftuar. Çdo ditë një temë e aktualitetit. Politika, ekonomia, kultura, sporti, dhe gjithçka tjetër përballë faktit. Personazhe dhe protagonistë të jetës politike dhe publike në “#TopTalk”, çdo ditë në orën 15:45, në #TopChannel."
Përsa i përket Pop Culture nuk dihet nëse do të ketë një pauzë të përkohshme apo bëhet fjalë thjesht për zëvendësim oraresh.