















Ndonëse prej disa vitesh Chanel është larguar nga sfilatat tradicionale, edhe kësaj here marka prestigjoze ka arritur të surprizojë publikun duke sjellë qytetin e Parisit në Romë. Me një mjeshtëri të jashtëzakonshme studiot italiane të filmit “Cinecittà” u shndërruan në rrugët e kryeqytetit francez. Ndërkohë që të ftuarit qëndronin të ulur gati në mënyrë rastësore në kafene të improvizuara, modelet e veshura me krijimet e Karl Lagerfeld për koleksionin paraprak “Vjeshtë 2016” endeshin në rrugët e “qytetit” duke dalë nga metrotë ose duke shëtitur të kapura për krahu.
Shfletoni për të parë disa nga momentet më të bukura të koleksionit.
Burimi: Harper's Bazaar; Përshtati: Klarida Bregaj