Wendy Williams Hunter u diagnostikua me afazi dhe demencë frontotemporale përpara se të tërhiqej nga jeta publike vitin e kaluar.
Asnjë njoftim zyrtar në lidhje me të ardhmen e karrierës së saj nuk ka ardhur nga Williams.
Ajo drejtoi emisionin televiziv të sindikuar kombëtar “The Wendy Williams Show” nga viti 2008 deri në vitin 2021.
Para televizionit, Williams ishte prezantuese në radio dhe shpejt u bë e njohur në New York City si një show host shumë argëtuese dhe që ofronte shumë të qeshura.
Ajo fitoi famë për grindjet e saj live me të famshëm dhe ishte subjekt i serisë televizive të reality-t të vitit 2006, “The Wendy Williams Experience”, e cila transmetonte ngjarje rreth emisionit të saj në radio.
Të enjten, Williams mori pjesë në diplomimin e djalit të saj Kevin Jr. nga Universiteti Ndërkombëtar i Floridës në një shfaqje të rrallë publike.
60-vjeçarja mbërriti në eventin e djalit të saj në Miami në një scooter me rrota dhe mbante veshur një fustan të zi elegant, shoqëruar nga babai i saj, Thomas Williams Sr.