Health

Çfarë është “terapia me kontrast” që ndikon në mirëqenien tuaj të përgjithshme

Çfarë është “terapia me kontrast” që
FOTO: Courtesy of Kristine Thomason

E thënë thjesht, terapia me kontrast përfshin kalimin nga e nxehta në të ftohtë (ose nga i ftohti në të nxehtë). Mund të jetë bërja e një dushi me ujë të ngrohtë ose të ftohtë, kalimi nga zhytja në një vaskë me ujë të ftohtë në një ambient tjetër të ngrohur me kondicioner etj.

Por pse duhet të kaloni nëpër këtë “torturë”? Sepse kjo lloj terapie ka një sërë përfitimesh shëndetësore në mirëqenien tuaj të përgjithshme.  

"Terapia me kontrast mund të stimulojë aftësinë natyrale të shërimit të trupit duke iu përgjigjur ndryshimeve të papritura (e nxehta/i ftohti) nga shtrëngimi i enëve të gjakut në zgjerimin e tyre për të përmirësuar qarkullimin e gjakut," thotë mjekja Dawn Rene Johnson.

Për shkak të përgjigjes fiziologjike ndaj ndryshimeve ekstreme të temperaturës, studimet tregojnë që kjo lloj terapie mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes së muskujve dhe qetësimin e plotë të trupit.

Teksa fjala 'stres' mund të jetë një tregues alarmi, lloji i mikro stresit që përjetoni kur kaloni nga uji i ftohtë në ujë të nxehtë mund të jetë pozitiv. Kjo quhet "hormesis" ose "stres hormetik", i cili është një proces që thjesht qetëson qelizat.

Për më tepër, “terapia me kontrast” ndikon në nivelet tuaja të energjisë. Një analizë e botuar në “Journal of Strength & Conditioning Research” në vitin 2017, zbuloi se bërja e dushit me kontrast i ndihmon atletët të rikuperohen nga lodhja pas stërvitjeve apo ngjarjeve sportive më shpejt se zhytja vetëm në ujë të ftohtë (përkatësisht 48 orë kundrejt 72 orëve).

A ka efekte anësore?

Kjo terapi mund të mos jetë e përshtatshme për të gjithë. Çdo person që mund të ketë probleme me hipertensionin, aritminë apo diabetin e fshehtë, duhet të konsultohet me mjekët përpara se të praktikojë këtë terapi.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Pop Sugar

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What is "contrast therapy" that affects your overall well-being

 

Çfarë është “terapia me kontrast” që
PHOTO: Courtesy of Kristine Thomason

Simply put, contrast therapy involves going from hot to cold (or from cold to hot). It can be taking a shower with warm or cold water, going from soaking in a tub with cold water to another heated environment with air conditioning, etc.

But why should you go through this "torture"? Because this type of therapy has a number of health benefits on your overall well-being.  

"Contrast therapy can stimulate the body's natural healing ability by responding to sudden changes (hot/cold) from constricting blood vessels to dilating them to improve circulation," says Dr. Dawn Rene Johnson.

Because of the physiological response to extreme temperature changes, studies show that this type of therapy can help reduce muscle pain and completely relax the body.

While the word stress can be an alarm indicator, the type of micro stress you experience when you go from cold water to hot water can be positive. This is called "hormesis" or "hormetic stress," which is a process that simply relaxes the cells.

In addition, "contrast therapy" affects your energy levels. An analysis published in the "Journal of Strength & Conditioning Research" in 2017 found that taking a contrast shower helps athletes recover from fatigue after training or sporting events faster than immersion in cold water alone (48 hours vs. 72, respectively) hours).

Are there side effects?

This therapy may not be suitable for everyone. Any person who may have problems with hypertension, arrhythmia or hidden diabetes, this therapy should be consulted with doctors before practicing it.  

Suggested Articles: 

 

Source: Pop Sugar