Health

Çfarë duhet t’i shtoni kafesë nëse doni shëndet të mirë të zemrës

Çfarë duhet t’i shtoni kafesë nëse doni shëndet
FOTO: Stocksy/UCAfilms

Ngrini dorën nëse dhe ju bëni pjesën në listën e njerëzve që nuk e fillojnë dot ditë pa një filxhan kafeje! Për shumë prej nesh është një domosdoshmëri absolute kur bëhet fjalë për rutinën e mëngjesit. Është e vërtetë që kafeja shton energjinë dhe vigjilencën, teksa ne “zvarritemi” në angazhimet e ditës apo edhe gjatë mbarëvajtjes së detyrave nga puna, në shtëpi etj.

Pirja e një deri në dy filxhanë kafe në ditë çon në një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, zbulon një studim i Johns Hopkins Medicine. Por, sipas kardiologëve, ka vetëm një përbërës që mund ta shtoni në filxhanin e kafesë nëse doni të “investoni” në shëndetin e mirë të zemrës suaj: kakaoja!

Ja tre arsye pse zemra juaj do t’ju falënderojë që e nisët ditën me kafe dhe kakao!

#1 Ata që pinë kafe jetojnë më gjatë

Duke pirë kafe duket sikur fitoni superfuqi sapo kafeina futet në trup, por ka edhe më shumë prova përfitimi që shkojnë përtej kësaj. Një studim i zhvilluar në janar të vitit 2022, i publikuar në "European Journal of Preventive Cardiology" zbulon se personat që pinë deri në tre filxhanë kafe në ditë, ulin rrezikun e vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës apo goditjeve në tru.

#2 Rrezik më i ulët nga sëmundjet kardiovaskulare

Studiuesit kanë zbuluar një rënie prej 15% të rrezikut nga sëmundjet e zemrës kur një person konsumonte një sasi të moderuar kafeje (midis tre deri në pesë filxhanë në ditë) krahasuar me dikë që nuk pi fare kafe. Kjo është e lidhur edhe me reduktimin e rrezikut të goditjeve në tru, sipas një studimi të publikuar në “National Library of Medicine”.

#3 Kakaoja ul inflamacionin

Kafeja sjell përfitimet e veta në shëndetin e zemrës, por shtimi i kakaos mund t'i theksojë ato edhe më shumë. Ashtu si kokrrat e kafesë, pluhuri i kakaos përmban flavanole, të cilat kanë efekte anti-inflamatore, relaksojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë kontrollin e sheqerit në gjak.

Por, mos harroni: kakaoja dhe çokollata nuk janë e njëjta gjë. Pluhuri i kakaos ka më pak yndyrë të ngopur dhe sheqer të shtuar (për sa kohë që nuk është i ëmbëlsuar), ndërsa çokollata ka tjetër përbërje.

Artikuj të sugjeruar: 



Burimi: Well+ Good

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

What to add to coffee if you want good heart health

Çfarë duhet t’i shtoni kafesë nëse doni shëndet
PHOTO: Stocksy/UCAfilms

Raise your hand if you are part of the list of people who can't start the day without a cup of coffee! For many of us it is an absolute must when it comes to our morning routine. It is true that coffee increases energy and vigilance, as we "procrastinate" in the commitments of the day or even during the progress of tasks from work, at home, etc.

Drinking one to two cups of coffee a day leads to a lower risk of heart disease, a Johns Hopkins Medicine study finds. But, according to cardiologists, there is only one ingredient you can add to your cup of coffee if you want to "invest" in the good health of your heart: cocoa!

Here are three reasons why your heart will thank you for starting the day with coffee and cocoa!

#1 Coffee drinkers live longer

Drinking coffee seems like you get superpowers once the caffeine hits your body, but there's even more evidence of benefits that go beyond that. A January 2022 study in the European Journal of Preventive Cardiology reveals that people who drink up to three cups of coffee a day reduce their risk of dying from heart disease or stroke.

#2 Lower risk of cardiovascular disease

Researchers have found a 15% reduction in the risk of heart disease when a person consumed a moderate amount of coffee (between three and five cups a day) compared to someone who did not drink coffee at all. This is also linked to a reduced risk of strokes, according to a PLOS Medicine study.

#3 Cocoa reduces inflammation

Coffee brings its own heart-healthy benefits, but adding cocoa can accentuate them even more. Like coffee beans, cocoa powder contains flavanols, which have anti-inflammatory effects, relax blood vessels and improve blood sugar control.

But remember: cocoa and chocolate are not the same thing. Cocoa powder has less saturated fat and added sugar (as long as it's not sweetened), while chocolate has a different composition.

Suggested articles: 



Source: Well+ Good