
2012: Rihanna dhe A$AP Rocky bashkëpunojnë në këngën “Cockiness (Love It), një këngë për dominancën e Rihanna-s në marrëdhënien seksuale.
Pas kësaj, realizuan edhe një performancë të zjarrtë në MTV video Music Awards.
2013: A$AP Rocky u bë pjesë e turit botëror të Rihanna-s, Diamonds World Tour.

2017: Rihanna u lidh me miliarderin Hassan Jameel, ndërsa A$AP Rocky thuhej se ishte në një lidhje romantike me Kendall Jenner.

Qershor, 2018: Të dy u shfaqën bashkë në sfilatën e Louis Vuitton në Javën e Modës në Paris.

Shtator, 2018: Rihanna ftoi A$AP Rocky në Diamond Ball, një shfaqje për të mbledhur fonde për fondacionin e saj Clara Lionel.

Shtator, 2019: Sërish, A$AP Rocky ishte në Diamond Ball.

Dhjetor, 2019: Të dy u shfaqën në British Fashion Awards.

Janar, 2020: Rihanna dhe ish-i dashuri Hassan Jameel i dhanë fund lidhjes për shkak të mospërputhjeve dhe faktit që jetonin në vende të ndryshme.

Gusht, 2020: Riri dhe A$AP Rocky bashkëpunuan me Vogue dhe GQ për të promovuar linjën e produkteve të kujdesit të lëkurës të Fenty Skin si edhe për të folur për temën e kujdesit të lëkurës.
View this post on Instagram
Dhjetor, 2020: Rihanna dhe A$AP Rocky me gjasë janë në një lidhje, sipas raportimeve të Page Six dhe People. Kujtojmë se reperi më parë ka mohuar zërat për ndjenja romantike mes tyre, duke thënë: “Unë madje as nuk e shoh në atë mënyrë. Ajo është seksi, por kaq.”
