Metropolitan

Cardi B deklaron ndarjen nga partneri: ‘Do të kem gjithmonë dashuri për të’

Cardi B deklaron ndarjen nga partneri: ‘Do të kem gjithmonë

Cardi B iu drejtua Instagramit dy orë më parë për të deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi i famshëm i grupit "Migos", Offset, nuk janë më bashkë.

“Pra, të gjithë më kanë gjurmuar dhe ju e dini, kam qenë duke u përpjekur që të rregulloj punët me babin e vajzës sime. Ne jemi me të vërtetë miq të mirë dhe partnerë në biznes. Ai është gjithmonë dikush ku unë drejtohem, flasim dhe kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin, por gjërat nuk kanë funksionuar për ne prej një kohe të gjatë”, thotë Cardi për të vazhduar më pas duke shtuar:

“Nuk është faji i askujt, thjesht mbaroi dashuria. Ne nuk jemi më bashkë. Mund të duhet pak kohë për t’iu drejtuar divorcit. Do të kem gjithmonë dashuri për të, sepse është babai i vajzës sime.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Ata janë prindër të vogëlushes Kulture Kiari Cephus, e cila erdhi në jetë në korrik të këtij viti. Reperi i propozoi Cardi-t në tetor të një viti më parë në Philadelphia.

“E kam parë potencialin dhe vizionin e saj. Çfarëdo që bën, e bën më së miri. Ajo është si unë. Më sjell kënaqësi dhe presion, por më pëlqen kjo gjë,” thotë Offset së fundmi në një artikull nga New York Times, “Duke u shkëputur nga ‘Migos’: Metamorfoza e Offset”.

REELS

I mbani mend???

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

Card B declares divorce from spouse: 'I will always love to'

Cardi B deklaron ndarjen nga partneri: ‘Do të kem gjithmonë