Metropolitan

Cameron Diaz thotë se çiftet e martuara duhet të flenë në dhoma të ndara

Cameron Diaz thotë se çiftet e martuara duhet të flenë

Aktorja ka një këshillë për të gjitha çiftet e martuara, por që kur e dëgjon për herë të parë nuk duket edhe aq normale, apo e pranueshme, le të themi!

Cameron Diaz foli pa doreza për atë që e konsideron si bashkëjetesën e ëndrrave për të dhe partnerin, kitaristin Benji Madden. E ftuar në podcast-in "Lipstick on the Rim" të autoreve Molly Sims dhe Emese Gormley, aktorja tha se sekreti për një martesë normale mes çifteve qëndron në fjetjen në dhoma të ndara, madje edhe në shtëpi të ndara.

Cameron Diaz thotë se çiftet e martuara duhet të flenë

“Për mua, e thënë ndryshe me fjalë më të thjeshta, kjo situatë është: unë kam shtëpinë time, ti ke tënden. Hapësirën familjare e kemi në mes. Unë shkoj fle në dhomën time. Ai fle në dhomën e vet. Unë jam shumë në rregull me këtë mënyrë jetese," tha Diaz. "Sigurisht, ne kemi dhomën e gjumit në mes ku mund të përfshihemi për marrëdhëniet tona më intime," shtoi ajo.

E gjithë kjo deklaratë u duartrokit nga gratë e pranishme në studio, sidomos pasi njëra prej tyre u ankua se bezdisej nga gërhitja në gjumë e të shoqit. “Kam qenë gjithmonë me këtë mendim për martesën, e kam thënë edhe para se të lidhesha me partnerin tim, që është vërtet një bashkëshort i mrekullueshëm,” shtoi Diaz.

Studimet tregojnë se ndarja e shtrateve/dhomave gjatë gjumit, mund ta bëjë lidhjen më të shëndetshme për disa çifte.

Nëse partneri/ja gërhet apo ju preferoni dritë/errësirën - fjetja në dhoma të ndara mund të sjellë:
- Gjumë më të shëndetshëm

- Zgjim më të qetë
- Seks më pasionant
- Më shumë kohë për veten
- Marrëdhënie më të shëndetshme

 

REELS

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Cameron Diaz says married couples should sleep in separate rooms

Cameron Diaz thotë se çiftet e martuara duhet të flenë

The actress has some advice for all married couples, but when you hear it for the first time it doesn't seem so normal, or acceptable, let's say!

Cameron Diaz spoke candidly about what she considers to be the dream cohabitation for her and partner, guitarist Benji Madden. Guest on the podcast "Lipstick on the Rim" of authors Molly Sims and Emese Gormley, the actress said that the secret to a normal marriage between couples lies in sleeping in separate rooms, even in separate houses.

Cameron Diaz thotë se çiftet e martuara duhet të flenë

"For me, to put it in simpler words, this situation is: I have my house, you have yours. We have the family space in the middle. I go to sleep in my room. He sleeps in his room. I'm very okay with this lifestyle," Diaz said. "Of course, we have the bedroom in the middle where we can engage in our most intimate relationships," she added.

All this statement was applauded by the women present in the studio, especially after one of them complained that she was bothered by her husband's snoring in his sleep. "I've always been this way about marriage, even before I got married to my partner, who is truly a wonderful husband," Diaz added.

Studies show that sharing beds/rooms during sleep can make the relationship healthier for some couples.

If your partner snores or you prefer light/darkness - sleeping in separate rooms can bring:
- Healthier sleep

- Wake up calmer
- More passionate sex
- More time for yourself
- Healthier relationships