
Met Gala mund të jetë nata më e madhe e modës, por ndër pjesët më të mira janë momentet epike të glam-it – përfshirë dhe modelet mahnitëse të thonjve të tapetit të kuq. Këtë vit, yjet shkëlqyen duke shfaqur sete të personalizuara dhe duke ndjekur tendencat më të njohura të thonjve për këtë sezon. Nëse për veshjet mund të kishim rezervat tona, VIP-at nuk na zhgënjyen me përzgjedhjet e thonjve.
Pra, nëse po përgatitesh për vizitën e radhës në sallon, dëshiron modele të reja për t'ia shtuar listës tënde, apo thjesht të pëlqen të gjykosh pamjet e tapetit të kuq (shumë e kuptueshme), ja disa nga modelet më të bukura të thonjve që pamë në Met Gala këtë vit:
1. Suki Waterhouse

Thonjtë e Suki-t janë të thjeshtë dhe perfektë për përdorim të përditshëm.

2. Gigi Hadid

French tips-a gold + art 3D për thonj = parajsë manikyri.

3. Tems

Ky moment manikyri me thonj të pakoordinuar është yll për pranverë dhe verë.

4. Sabrina Carpenter

Thonjtë me logon e Louis Vuitton janë plot detaje. Duken si të qepur dhe madje kanë fije të lira që lidhin të gjithë pamjen.

5. Tyla

Manikyri me vija kristalesh të Tyla-s mund të jetë dhe momenti më i mirë i thonjve për natën e Met Gala-së.

6. Sydney Sweeney

Sydney zgjodhi një bazë roze të butë dhe shtoi detaje delikate të arta.

7. Yara Shahidi

Thonjtë metalikë në formë gjysmëhëne dukeshin shumë elegantë.

8. Lupita Nyong'o

Mentja që i përshtatet veshjes së saj është një ngjyrë e freskët dhe ideale për verën.

Artikuj të sugjeruar: