Thonjtë

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të ndaloni një herë e mirë!

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2025

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të

Pavarësisht nëse keni zakonin e keq për t’i kafshuar thonjtë apo ata janë dobësuar nga përdorimi i produkteve të gabuara, thonjtë e shkurtër dhe të brishtë mund të jenë burim shqetësimi. Ata jo vetëm që mund të shkaktojnë dhimbje, por gjithashtu nuk ofrojnë shumë hapësirë për eksperimente kreative me manikyrët.

Para se të rezervoni një takim për thonjtë e radhës, provoni së pari këto këshilla të dobishme nga dermatologia Elizabeth Tanzi për të përmirësuar shëndetin e thonjve tuaj:

1. Shmangni dezinfektuesit e fortë dhe sapunët agresivë

“Mënyra më e mirë për të kujdesur për duart dhe thonjtë është të mos i thani ato,” thotë Dr. Tanzi. Zgjidhni një sapun të butë kremoz me përbërës hidratues që pastron, por nuk dehidraton.

2. Investoni në një krem duarsh super hidratues

Pas çdo larjeje duarsh, përdorni një krem ushqyes për të parandaluar tharjen dhe çarjen e lëkurës. Një shtresë yndyrore mbi thonj mund t’ju dekurajojë edhe nga zakoni i kafshimit, sidomos në periudha stresi. “Shija” e produktit do t’ju bëjë të mos i hani më thonjtë.

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të

3. Mos lini pas dore kutikulat

“Nëse doni të rrisni thonjtë, duhet të kujdeseni edhe për lëkurën përreth tyre,” thotë dermatologia. Përdorni një vaj ose krem të posaçëm për kutikulat dhe aplikojeni çdo natë para gjumit.

4. Aplikoni një bazë forcuese

Një shtresë bazë e pasur me përbërës ushqyes ndihmon në forcimin dhe rritjen e thonjve. Nëse nuk merrni mjaftueshëm lëndë ushqyese nga dieta ushqimore, produktet kozmetike mund të ofrojnë ndihmën e nevojshme.

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të

5. Përdorni një shtresë mbrojtëse “të hidhur”

Nëse kafshimi i thonjve është një zakon i vështirë për t’u hequr, një produkt me shije të hidhur mund të jetë zgjidhja. Kjo ju kujton vazhdimisht të mos i prekni thonjtë dhe mbron edhe lëkurën rreth tyre nga dëmtimi.

Kafshoni thonjtë? Këto truke do t’ju ndihmojnë të

6. Mbani thonjtë gjithmonë të limuar

Mund të duket rutinë, por limimi i rregullt ndihmon në mbajtjen e thonjve të pastër, të rregullt dhe pa kutikula të prera në mënyrë të dhunshme duke ulur kështu dëshirën për t’i ngacmuar me dhëmbë apo me gishta.

7. Merrni suplemente ushqimore (me kujdes)

“Studimet kanë treguar se biotina mund të përmirësojë rritjen dhe fortësinë e thonjve,” thotë Dr. Tanzi.

Nëse nuk dëshironi suplemente, një dietë e pasur me vitamina dhe minerale si zinku, hekuri dhe vitaminat B mund të bëjë një ndryshim të dukshëm.

Burimi: Marie Claire