Relationships

Ç’është një "mik me mandat" dhe pse nuk bën dot pa të

Ç’është një "mik me mandat" dhe pse nuk
getty

Nga TikTok-u (sërish) na vjen një përkufizim i ri për shoqërinë. E para që e prezantoi është një influencer, e quajtur Jennifer Mika, e cila shpjegon në një video sesi “tenur friends” ("miqtë me mandat"), janë gjithçka të duhet në jetë. Video e saj që ktheu këtë term në trend ka më shumë se 1.5 milion shikime dhe në të flitet për miqësitë me jetëgjatësi 5, 7, 10 vite ose më shumë që mund të kenë qenë në distancë për pak kohë, por janë rikthyer sërish në një pikë. Këto miqësi i kanë të gjitha ngjyrat, dhimbjen, zënkat, mërzitë dhe shumë dashuri, duke vulosur sipas Jennifer jetëgjatësinë e tyre.

Po çfarë komenti kanë specialistët për këtë term?

Psikologia Becky Spelman zbulon se ky trend reflekton nevojën dhe dëshirën e brendshme të secilit prej nesh për të pasur marrëdhënie të gjata në kohë.

“Shoqëri dhe raporte të tilla janë esenciale për mirëqenien tonë emocionale dhe qëndrueshmërinë në kohë të vështira”, shpjegon doktoresha.

Duhet theksuar së mandatin si shoqja e jetës mund ta marrë edhe një “hyrje e re” në jetën tënde që të vërteton se do jetë gjithmonë aty për ty. Në TikTok, kjo temë trajtohet edhe me humor, duke e konsideruar këtë miqësi si të lidhur me kontratë që nuk thyhet dhe është e përjetshme. Sigurisht, ky trend është përqafuar më shumë nga vajzat dhe videot e tyre me mikeshat vazhdojnë publikohen nën hashtagun #tenurfriends.

REELS

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

What is a "friend with mandate"? And why can't you do without it?

Ç’është një "mik me mandat" dhe pse nuk
getty

From TikTok (again) comes a new definition for society. The first to present it is an influencer named Jennifer Mika, who explains in a video how "tenur friends" are all you need in life. Her video that turned the term into a trend has more than 1.5 million views and talks about friendships lasting 5, 7, 10 or more years that may have been long distance for a while but are back together again. point. These friendships have all the colors, pain, fights, upsets and lots of love, sealing according to Jennifer their longevity.

But what comment do the specialists have about this term?

Psychologist Becky Spelman reveals that this trend reflects the inner need and desire of each of us to have long-term relationships.

"Such companionship and relationships are essential for our emotional well-being and resilience in difficult times," explains the doctor.

It should be emphasized that the mandate as a life partner can also be taken by a "new entry" in your life that proves that she will always be there for you. In TikTok, this topic is also treated with humor, considering this friendship as bound by an unbreakable and eternal contract. Of course, this trend has been embraced more by girls and their videos with girlfriends continue to be published under the hashtag #tenurfriends.