Metropolitan

Ç'është aplikacioni 'Instagram Lite' dhe pse Instagram po e (ri)sjell në treg!

Ç'është aplikacioni 'Instagram Lite' dhe pse

Instagram krijoi një aplikacion më të vogël "Instagram Lite" në vitin 2018, por e tërhoqi atë nga Play Store, pranverën e vitit të kaluar. Tani, aplikacioni po hyn përsëri në treg me karakteristika të reja. Instagram njoftoi se "Instagram Lite" do të fillojë të bëhet i disponueshëm në 170 shtete (deri më tani). 

Fakti që aplikacioni tani zë një hapësirë më të madhe se herën e parë, lejon që ai të ketë veçori të reja, përfshirë edhe aftësinë për të dërguar mesazhe "direct messages" si në Instagram dhe për të bërë dhe postuar video. Pjesë e Lite do të jenë edhe Reels, por përdoruesit s'mund t'i krijojnë direkt nga aplikacioni, ashtu siç ndodh në Instagram dhe ende nuk mund të përdoren filtra. 

Tani për tani, aplikacioni nuk ka reklama, por kjo mund të ndryshojë lehtësisht pas një periudhe të caktuar.

Shumë kompani kanë hedhur në treg versione më të vogla të aplikacioneve të tyre për përdoruesit në të gjithë botën, të cilët mund të kenë telefona me më pak hapësirë ruajtëse. Facebook nisi aplikacionin e tij Lite në 2015-ën, ndërsa TikTok nisi versionin e tij në vitin 2019. Për kompanitë që duhet të jenë globale në mënyrë që të rriten, një aplikacion më i vogël është një mënyrë për të sjellë përdorues të rinj në platformë.

Nga vetë përkufizimi, çdo "aplikacion Lite" është një aplikacion i kufizuar me tipare të dizenjuara kryesisht për pajisje me hapësirë të vogël dhe me lidhje më të ngadalta në internet.

Burimi: The Verge

REELS

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

What is the 'Instagram Lite' application and why is Instagram (re) bringing it to market!

Ç'është aplikacioni 'Instagram Lite' dhe pse

Instagram created a smaller “Instagram Lite” app in 2018, but pulled it from the Play Store last spring. Now, the app is back on the market with new features. Instagram announced that "Instagram Lite" will start to become available in 170 states (so far). 

The fact that the app now takes up more space than the first time, allows it to have new features, including the ability to send "direct messages" both on Instagram and to make and post videos. Reels will also be part of Lite, but users will not be able to create them directly from the app, as is the case with Instagram, and filters still cannot be used. 

For now, the app has no ads, but this can easily change after a certain period.

Many companies have launched smaller versions of their applications for users around the world, who may have phones with less storage space. Facebook launched its Lite app in 2015, while TikTok launched its version in 2019. For companies that need to be global in order to grow, a smaller app is a way to bring new users to the platform. .

By definition, any "Lite app" is a limited-feature app designed primarily for small space devices with slower Internet connections.

Ç'është aplikacioni 'Instagram Lite' dhe pse

Source: The Verge