Bruce Jenner nuk heq dorë nga dashuria edhe pse tashmë është një transeksual që vishet si një femër, por ende me gjini mashkull.
Ai ka kryer një sërë ndërhyrjesh estetike në fytyrë për të ndryshuar pamjen, por nuk ka vendosur ende nëse do të ndryshojë edhe gjininë nëpërmjet ndërhyrjeve. Ai ka deklaruar se është biseksual, pra tërhiqet nga të dyja gjinitë dhe dëshiron të martohet sërish duke zbuluar kështu ëndrrën e tij për të përjetuar sërish këtë eveniment duke qënë ‘vetvetja’.
Bruce Jenner ka rrëfyer se dëshiron të veshë një fustan të bardhë tepër elegant, ambienti të jetë i mbushur me lule dhe të pranishëm të jenë të gjithë fëmijët e tij sepse mbështetja e familjes për të është tepër e rëndësishme. Ai është martuar plot 3 herë, ku gruaja e tij e fundit është Kris Jenner, mamaja e klanit të famshëm Kardashians.
Tani le të presim partnerin/partneren që do të zgjedhë Bruce, sepse dasmën e kuptuam si do të jetë.
Burimi: Hollywood Life