Pas kaq vitesh në televizion, Blendi Fevziu nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mësonte disa truke të vogla për të shmangur incidentet e papritura përpara kamerës.
Përpara puntatës të së enjtes, moderatorit të "Opinion" i është këputur kopsa e xhaketës dhe është detyruar ta qepë në zyrën e tij pak përpara fillimit të emisionit. Megjithëse peri ishte i bardhë dhe kostumi blu e errët, Fevziu ia ka dalë më së miri pa lënë asnjë gjurmë! Sa me fat duhet të ndihet bashkëshortja e tij Ines që të shoqit 'i vjen dorësh' për gjithçka.