Fashion & Beauty

Blake thotë se ka zëvendësuar balsamin me maska flokësh: A duhet të bësh të njëjtën gjë?

Blake thotë se ka zëvendësuar balsamin me maska flokësh: A

Blake Lively, e njohur për flokët e saj të shëndetshëm dhe plot shkëlqim, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket flokëve. Me lançimin e linjës së saj të re të kujdesit për flokët, “Blake Brown”, ajo ka bërë një lëvizje befasuese: Nuk përdor asnjë zbutës flokësh tradicional. Në vend të kësaj, koleksioni i Lively fokusohet në shampo dhe maska flokësh, duke lënë shumë njerëz të pyesin se pse zbutësi i flokëve nuk preferohet nga ajo dhe a duhet të bëjmë të njëjtën gjë?

Debati për kujdesin e flokëve: Zbutësi vs maskat e flokëve

Zbutësi apo balsami është një element kryesor në shumicën e rutinave të kujdesit të flokëve. Pas larjes me shampo, është produkti më i përdorur për të rivendosur lagështinë dhe për t'i bërë flokët më të menaxhueshëm për stilim dhe për një dukje më të shëndetshme të tyre. Sipas Dr. Lisa Rhodes, një dermatologe e certifikuar, zbutësit funksionojnë duke rimbushur vajrat natyralë të flokëve, të cilët shpesh hiqen gjatë larjes me shampo.

Maskat e flokëve, nga ana tjetër, funksionojnë në një nivel tjetër. Jennifer Korab, një stiliste me bazë në New York, shpjegon se maskat e flokëve përmbajnë përbërës më të përqëndruar si vajra natyralë, proteina dhe vitamina. Këto formula të pasura depërtojnë në thellësi të flokëve, duke ofruar ushqim dhe riparim intensiv. Ndryshe nga zbutësit, maskat e flokëve zakonisht përdoren më rrallë - rreth një herë në javë - dhe kërkojnë më shumë kohë për të bërë magjinë e tyre, zakonisht nga 10 deri në 30 minuta.

Pra, ndërsa të dy produktet synojnë të hidratojnë dhe mbrojnë flokët tuaj, ato shërbejnë për qëllime të ndryshme. Zbutësit janë aleatët tuaj të përditshëm, duke i mbajtur flokët tuaj të lëmuar dhe të lehtë për t'u stiluar, ndërsa maskat janë më efikase për problematika më serioze të flokëve, si thatësia apo dëmtimi nga faktorët e jashtëm.

Po zgjedhja e Blake cila është?

Blake Lively thotë se filozofia e saj e kujdesit të flokëve mbështetet në dy gjëra thelbësore: volum dhe hidratim. Duke përdorur një kombinim ekskluziv me shampo dhe maskë flokësh, ajo beson se mund t'i sigurojë në mënyrë efektive të dyja.

“Kam kaluar në një sistem përkujdesi me shampo dhe maska 20 vjet më parë dhe nuk kam bërë kurrë mbrapa," shpjegoi Lively, duke shtuar se ajo tani ndan këtë filozofi me linjën e saj të re të produkteve.

A duhet të ndiqni edhe ju rutinën e Blake?

Ndërsa flokët e Lively janë padyshim mahnitës, është e rëndësishme të mbani mend se flokët janë të ndryshëm dhe si të tillë kanë nevojë për kujdes specifik. Zgjedhja midis përdorimit të një zbutësi, një maske flokësh, ose të dyjave, varet kryesisht nga lloji i flokëve, gjendja dhe nevojat specifike.

Për personat me flokë të shëndetshëm që janë relativisht të lehtë për t'u menaxhuar, një zbutës mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për mirëmbajtjen e përditshme. Ofron mjaftueshëm hidratim dhe butësi për t'i bërë flokët tuaj të duken shkëlqyeshëm çdo ditë. Sidoqoftë, nëse flokët tuaj janë të thatë, të dëmtuar ose shpesh të ekspozuar ndaj stilimit, nxehtësisë ose trajtimeve kimike, përfshirja e një maske flokësh në rutinën tuaj mund të jetë një zgjedhje mëse e zgjuar.

Është gjithashtu e rëndësishme të shmangni përdorimin e tepërt të secilit prej produkteve. Përdorimi shumë i shpeshtë i zbutësit, mund të çojë në grumbullimin e tepërt të produktit, duke i bërë flokët tuaj të ndihen të yndyrshëm dhe më të rënduar se zakonisht. Në mënyrë të ngjashme, aplikimi i një maske flokësh më shumë se një herë në javë mund të shkaktojë rënie më të madhe të flokëve dhe yndyrë të tepërt.

Gjetja e asaj që funksionon për ju

Pavarësisht nëse zgjidhni të ndiqni drejtimin e Blake, çelësi është të ndiqni nevojat e flokëve tuaj dhe të rregulloni rutinën tuaj në përputhje me gjendjen e flokut. Në fund të fundit, rutina më e mirë e kujdesit të flokëve është ajo që ju bën të ndiheni të sigurta dhe të bukura në lëkurën tuaj, ose në këtë rast, me flokët tuaj.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Blake Says She's Replaced Conditioner With Hair Masks: Should You Be Doing the Same?

Blake thotë se ka zëvendësuar balsamin me maska flokësh: A

Blake Lively, known for her healthy and shiny hair, has always been in the limelight when it comes to hair. With the launch of her new hair care line, Blake Brown, she's made a surprising move: She doesn't use any traditional hair conditioners. Instead, Lively's collection focuses on shampoos and hair masks, leaving many to wonder why conditioner isn't her favorite, and should we be?

The hair care debate: Conditioner vs hair masks

Conditioner is a staple in most hair care routines. After shampooing, it is the most used product to restore moisture and make hair more manageable for styling and for a healthier look. According to Dr. Lisa Rhodes, a board-certified dermatologist, emollients work by replenishing the hair's natural oils, which are often stripped away during shampooing.

Hair masks, on the other hand, work on another level. Jennifer Korab, a stylist based in New York, explains that hair masks contain more concentrated ingredients such as natural oils, proteins and vitamins. These rich formulas penetrate deep into the hair, providing intensive nourishment and repair. Unlike conditioners, hair masks are usually used less frequently—about once a week—and take longer to work their magic, usually 10 to 30 minutes.

So while both products aim to hydrate and protect your hair, they serve different purposes. Conditioners are your daily allies, keeping your hair smooth and easy to style, while masks are more effective for more serious hair problems, such as dryness or damage from external factors.

And what is Blake's choice?

Blake Lively says her hair care philosophy relies on two essentials: volume and hydration. Using an exclusive combination of shampoo and hair mask, she believes she can effectively provide both.

"I switched to a shampoo and mask regimen 20 years ago and I've never looked back," Lively explained, adding that she now shares that philosophy with her new line of products.

Should you follow Blake's routine too?

While Lively's hair is undoubtedly stunning, it's important to remember that hair is different and as such needs specific care. The choice between using a conditioner, a hair mask, or both depends largely on your hair type, condition, and specific needs.

For those with healthy hair that is relatively easy to manage, a conditioner may be all you need for daily maintenance. Provides enough moisture and softness to keep your hair looking great every day. However, if your hair is dry, damaged or frequently exposed to styling, heat or chemical treatments, incorporating a hair mask into your routine may be a smarter choice.

It is also important to avoid using too much of either product. Using conditioner too often can lead to too much product build-up, making your hair feel greasier and heavier than usual. Similarly, applying a hair mask more than once a week can cause more hair loss and excess oiliness.

Finding what works for you

Regardless of whether you choose to follow Blake's lead, the key is to follow your hair's needs and adjust your routine accordingly. After all, the best hair care routine is the one that makes you feel confident and beautiful in your skin, or in this case, your hair.

Suggested articles: