Familjes së Blake Lively-t dhe Ryan Reynolds i është shtuar një anëtar i ri. Sipas raportimeve të shumta, aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Deri tani, nuk dihet ende nëse bebi është djalë ose vajzë.
Aktorja konfirmoi shtatzëninë e tretë kur u shfaq në premierën e filmit të Ryan Reynolds, "Pokémon Detective Pikachu". 31-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e verdhë që i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur.
Aktorët janë të martuar që prej vitit 2012 dhe janë prindër të dy vajzave, James dhe Inez.