Kjo të ndodh kur thyen rregullat e vëllait të madh, që ishin bërë të qarta që në fillim të edicionit të nëntë: Nuk lejohen debatet mes çiftit dhe nuk lejohet që ata të kryejnë marrëdhënie seksuale në shtëpi. Këtu përjashtohen çiftet që qëndrojnë në dhomën e liderit dhe ata që shkojnë në dhomën e veçantë.
Por Olsi dhe Fiorentina dyshohet se nuk kanë mundur t’i dalin dot kundër instiktit dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale. Ndonëse ata thonë të kundërtën dhe vëllai i madh në pamundësi për ta vërtetuar nuk mund t’i ndëshkojë, ka marrë masa duke vendosur që deri në ditën e tyre të fundit të qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, ata të mos shkojnë më në dhomën speciale, të quajtur “vend për dy”.
“Vetëm jemi prekur dhe puthur, asgjë tjetër nuk ka ndodhur”, u shpreh Fiorentina pas leximit të zarfit të zi, por vëllai i madh nuk do t’ia dijë. Rregullat janë rregulla. Megjithatë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë deri në fund të spektaklit.