Beyonce ka postuar në rrjetin social Instagram disa foto me dekolte shumë të hapur. Duket se këngëtarja po mundohet të eklipsojë Kim Kardashian e cila disa ditë më parë ka ndarë foto të së njëjtës natyre, shkëputur nga libri i saj Selfish.
Edhe në Met Gala të dyja ishin me veshje që ekspozonin format trupore dhe shumë lëkurë. Por, ndërsa Kim Kardashian është e tillë gati në çdo dalje të sajën publike, Beyonce është paksa më e rezervuar duke vendosur vetëm kohët e fundit të eksperimentojë me këtë stil.
Të dyja kanë patur një armiqësi prej kohësh, madje Beyonce dhe Jay-Z nuk shkuan në dasmën e Kim dhe Kanye, dhe kur Kim i kërkoi divës së muzikës të ishte shoqëruesja e nderit, ajo qeshi!
Por, nuk mund të thuhet me saktësi se cila ka kupjuar kë, sepse fustani i Kim në Met Gala është i ngjashëm më të Beyonce-s një vit më parë në të njëjtin event, ndërsa kjo e fundit tani eksperimenton me stilin e dekoltesë së Kim.
Ju kujt mendoni se i shkon më tepër stili i dekoltesë së hapur? Cila është më origjinale?
Burimi: Hollywoodlife#showbiz