Një pjesë e mirë e prindërve në mbrëmjet për mbledhjen e fondeve të shkollës së fëmijëve të tyre kanë tendencën të pijnë verë e të këndojnë karaoke, por kjo sigurisht nuk vlen për rastin kur një nga prindërit është Beyonce. Diva është ngjitur në skenë dhe ka dhuruar një show të vërtetë, duke surprizuar gjithë të ftuarit.
Ajo është shfaqur në skenën e galasë së mbajtur për 75-vjetorin e shkollës në Los Anxheles, e veshur me një fustan ngjyrë të zi dhe të artë dhe ka performuar disa hite si “Crazy in love”, “XO” si dhe hitin e Whitney Houston, “I will always love you”, gjatë së cilit i ka kërkuar edhe prindërve të tjerë ta shoqërojnë.
Burimi: Marie Claire/ Përshtati: Kristi Tashi