Metropolitan

Bestseller-i ndërkombëtar ‘Portret grupi me një zonjë’ nga Heinrich Böll

Titulli: Portret grupi me një zonjë

Titulli në origjinal: Gruppenbild mit

Dame

Autori: Heinrich Böll

Përktheu: Afrim Koçi

Zhanri: Roman

Data e botimit: Maj, 2015

Numri i faqeve: 422

Çmimi: 1000 lekë

Libri me një fjali

Një rrëfimi koral i historisë së Gjermanisë, nëpërmjet figurës qendrore të një gruaje, që nga mbarimi i luftës së parë botërore deri në vitet ’60-të, ku kapitalizmi, konsumizmi, racizmi dhe diskriminimi fshihen nën petkun e demokracisë.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Heinrich Böll besonte se një shkrimtar duhej të vepronte si ndërgjegjja e kombit të vet dhe kurrë nuk hoqi dorë nga zhbirimi i çështjeve më të ndjeshme në psikikën dhe kujtesën kolektive – sidomos lindja e nazizmit në vitet ‘30-të. Në këtë roman, ai shkon deri në vitet ‘60-të, kur Gjermania arriti kulmin e boom-it ekonomik; ai thekson se shpirti dhe dëshira për t’u pasuruar në periudhën e boom-it të pasluftës dhe zgjerimi grabitqar kapitalist është po ai që ka shtyrë dhe ngritur shpirtin e nazizmit.

 Personazhi kryesor, Leni Gruiten Pfajfer, është një grua e bukur dhe e ndjeshme, por e paaftë të kuptojë gjithçka që është abstrakte, kompromis apo retorikë boshe. Në pjesën më të madhe të romanit, ajo është një protagoniste jo e drejtpërdrejt, por gjithë karakteristikat dhe veprimet e saj paraqiten nga një grup i madh personazhesh të tjerë, dëshmitarë të jetës së saj, të jetës së tyre, por edhe të epokës që përjetojnë. Krejtësisht naive dhe pa kuptuar nazizmin e racizmin, Leni dashurohet me një të burgosur rus, Lev Koltovskin, me të cilin do të ketë edhe një fëmijë. Fundi i luftës së dytë botërore, do ta gjejë Lenin të vetmuar; fillimi i boom-it ekonomik, si për ironi të fatit, në prag të rrënimit dhe të daljes nga shtëpia, të cilën e ka kthyer në një strehë për emigrantë të varfër. Do të jenë po këta emigrantë, punëtorë të pastrimit të qytetit, “plehraxhinjtë” që ajo i kupton vetëm si qenie njerëzore, pa njohur asnjëlloj diskriminimi, që do ta ndihmojnë në ditët e vështira të kapitalizmit modern.

Me një ironi dhe sarkazëm si rrallëkush, Boll-i përdor teknikën e një parodie, ndjek një strukturë pseudodokumentare, ku nuk ngurron të fusë dokumente heterogjene, origjinale ose të rreme, deri edhe zërat e fjalorit, raporte burokratike, artikuj gazetash, kapituj të një manuali ushtarak nazist, letra zyrtare. 

Publiku i interesuar

I botuar më 1971, i nderuar me çmimin Nobel më 1972, u bë bestseller ndërkombëtar duke përçuar në gjithë botën jo vetëm rrëfimin e një lufte të tmerrshme parë kësaj radhe me sytë e një gjermani, por falsitetin e shoqërisë konsumeriste, kapitalizmin e egër, që shfaqet si demokraci.

Autori

Heinrich Böll konsiderohet si një prej shkrimtarëve gjermanë më të spikatur, që u përpoqën të ballafaqohen me kujtesën e luftës, me nazizmin dhe Holokaustin, si dhe ndjenjat përkatëse të fajit. Në romanet e tregimet e veta, përpos kritikës së hapur ndaj Gjermanisë naziste, ai polemizon edhe me autoritetet e politikës, të ekonomisë dhe të kishës, që ai i akuzon, herë ashpërsisht, herë ironikisht, për konformizëm, mungesë guximi dhe abuzim me Trümmerliteratur (letërsia e gërmadhave), duke iu referuar gërmadhave të shkaktuara nga bombardimet gjatë luftës së dytë botërore. Në vitin 1972, ai nderohet me çmimin Nobel për letërsinë.

Kritika

Romani i tij më mrekullisht i konceptuar… magnum opus-i që kurorëzon gjithë veprën e tij. Për veprën e tij që, përmes bashkimit të një tabloje të gjerë të kohës së vet me një ndjeshmëri të madhe në përshkrime, ka ndihmuar në përtëritjen e letërsisë gjermane.
Komiteti i Çmimit Nobel

I jashtëzakonshëm… një vepër e fuqishme e përfytyrimit.
Los Angeles Times

Vepra e tij arrin nivelet më të larta të origjinalitetit krijues dhe përsosmërisë stilistikore.
The Daily Telegraph

Te Böll-i pajtohen zgjuarsia e mprehtësia me një qëndrim letrar unik dhe mjeshtëror.
Joseph Heller

Fragmente nga libri

1) “Po kështu janë vënë re gjendje të papëlqyeshme në mjediset e çmorrëzimit, kur personel shërbimi apo meshkuj të tjerë punojnë apo sorollaten nëpër dushet e grave e të vajzave – gjer edhe duke i sapunisur ato! – dhe e kundërta, te burrat personel femëror; nëpër dushet e grave, janë parë burra që rrinë për një kohë të gjatë duke shkrepur fundit, bëhet fjalë për sa i përket pjesës femërore për gra të rritura me zakone shumë të shëndetshme e të edukuara me moral të lartë, ky trajtim ndihet si poshtërim ndaj gjithë nga përgjegjësit e transporteve. Fotografimi na është raportuar nga Hale, të tjerat nga

2) Jashtëqitja mbetet jashtëqitje dhe nuk është aspak e rregullt që njerëzit që duhen ekzekutuar, të vijnë në pikëmbërritje të vdekur! Ky është maskarallëk dhe duhet hetuar. Sikundër nuk shkon aspak që burrat e gratë të sapunisin dhe të çsapunisin njëri-tjetrin në lokalet e çmorrëzimit, për më tepër, kjo edhe të fotografohet! Kjo punë nuk shkon fare! Kështu nuk mbeten as duart dhe as ekrani i pastër. Mos janë përzier gjë edhe ca shkërdhata e maskarenj në një procedurë “në vetvete” plotësisht korrekte? Meqenëse grindja për kufomat/për pjesët e kufomave është bërë tipar tipik i një lufte moderne konvencionale; meqenëse shkërdhatat dhe maskarenjtë – madje me uniforma – i përdorin seksualisht gratë dhe madje edhe e fotografojnë këtë, nuk ia vlen që lexuesi të mërzitet më gjatë me referime të tilla.

3) “Rrethe ekonomike, që kanë emër dhe rang në këtë qytet, që kanë merita ndaj këtij qyteti, sollën informacione në redaksi, sipas të cilave këtu mund të bëhet fjalë vetëm për një aksion të planifikuar. Se, për çudi, si shoferi turk, si ai portugez, banojnë në të njëjtën godinë famëkeqe në Bitceratshtrase, godinë që policia e moralit kishte marrë urdhër ta zbrazte. ‘Mbrojtës’ të njëfarë zonje, për të cilën thuhet se i përket zanatit të qejfit, me anë ‘huash’ relativisht të larta, penguan zbrazjen e shtëpisë, duke e sabotuar nëpërmjet atij kaosi të papërshkruar të trafikut (shih foton). Të dy shoferët e huaj, të cilët nga ambasadat përkatëse janë cilësuar si element të pasigurt, do të duhej mbase që të shqyrtoheshin pakëz më me hollësi. Duke qenë se kohët e fundit ka dalë shumë shpesh në pah se të huajt merren me shfrytëzim prostitucioni, ne përsërisim – si një ceterum censeo – pyetjen: përse gjithmonë këta të huajt? Rasti skandaloz i hapur do të hetohet më tej.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb