
Benson Boone dhe e dashura e tij, Maggie Thurmon, janë ndarë pas gati dy vitesh lidhje. Sipas burimeve për TMZ, këngëtari 23-vjeçar dhe aktorja/influencuesja janë ndarë "pa zhurmë" vetëm disa ditë më parë.
"S’janë bashkë, edhe pse nuk dihet saktësisht çfarë çoi në përfundimin e lidhjes," tha një burim pranë ish-çiftit.
Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke e bërë ndarjen e tyre edhe më të dukshme për publikun.
Vetëm pak ditë përpara se lidhja të përfundonte, më 7 shtator, Maggie ishte pjesë e audiencës në koncertin e Boone në Raleigh, Karolina e Veriut, si pjesë e turneut të tij American Heart World Tour. Dy netë më vonë, në koncertin në Nashville, Boone u tha fansave jashtë arenës Bridgestone:
“Kam pasur një ditë të vështirë, por jam shumë i lumtur që jam në skenë dhe po e harroj.”
Çifti u shfaq për herë të parë publikisht së bashku në mars të vitit 2024, në festën e Fondacionit Elton John AIDS. Maggie konfirmoi lidhjen e tyre në qershor me një video në Instagram ku ata shfaqeshin duke mbajtur duart. Deri në vjeshtë, ata bënë disa paraqitje në tapetin e kuq, përfshirë MTV Video Music Awards dhe sfilatën e Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në Neë York.
Maggie e mbështeti Benson-in në momente kyçe të karrierës së tij në 2025, përfshirë debutimin e tij në Grammy Awards në shkurt dhe performancën në Saturday Night Live në maj.