Djemtë e Xhemi Shehut po rriten, si të gjithë fëmijët në botë, me shpejtësinë e dritës.
Sot, moderatorja postoi në Instagram një foto me djalin e madh, Martinin, i cili tani është 6 vjeç.

Martini duket gjithmonë e më i rritur por, sado të ndryshojë, nuk e humbet ngjashmërinë me të ëmën. Edhe Martini, sikurse vëllai më i vogël Gabrieli, kanë trashëguar tiparet e çelëta të mamasë; janë të dy bjondë me sy bojëqielli!
“Me miun e madh”, shkruan Xhemi në foton me miun e saj të madh.
Gabrieli, fëmija i dytë i Xhemit me bashkëshortin Elvis Sula, është 2 vjeç e gjysmë.