Aktorja Kristen Bell, por që të gjithë e njohin si princesha Ana e Arendelit, ka lajmëruar se më në fund do fillojnë xhirimet për një film të dytë Frozen.
Gjatë promovimit të filmit të saj të ri, ajo tha se skenari ka përfunduar dhe grupi i aktorëve do fillojë xhirimet këtë muaj. Fansat e filmit janë acaruar shumë gjatë kësaj periudhe dhe kanë pyetur vazhdimisht se kur do dalë episodi tjetër. “Unë e njoh të gjithë grupin e punës dhe e di që ata nuk duan të bëjnë diçka për të kaluar rradhën. U është dashur kohë sepse u duhej të zbulonin se cila do ishte historia dhe çfarë është vërtet e rëndësishme për t’u rrëfyer. Unë mendoj që më në fund e kanë gjetur” ka thënë Kristen. “Frozen 2” do realizohet nga i njëjti grup, por historia po mbahet sekret. Megjithatë, disa versione të mundshme janë dhënë:
1. Elsa, e cila në fund të filmit të parë ishte beqare, do gjejë dashurinë e vërtetë.
2. Edhe Olafi gjen dashurinë e vërtetë.
3. Elsa do luftojë dhe një betejë të fundit me mbretëreshën e akullit.
4. Jack Frost shfaqet dhe me shumë shanse bie në dashuri me Elsën.
5. Princi negativ Hans do të kthehet dhe do të ketë ndryshuar.
Filmi i ri pritet të dalë në vitin 2018 dhe mendohet se do ketë të njëjtin sukses si ai i pari.
Burimi: Telegraph / Përshtati: Ergisa Bejkollari