Metropolitan

Bashkëshorti i Celine Dion e organizon vetë varrimin e tij

Akti final i dashurisë së Rene Angelil ndaj të shoqes, Celine Dion, ishte t’i hiqte asaj dhimbjen e organizimit të funeralit të tij.
Ceremonia që do të mbahet më 22 janar në bazilikën e Notre-Dame në Montreal, ishte planifikuar prej vetë Rene-së, disa muaj përpara vdekjes së tij, pas një lufte të gjatë e të mundimshme me kancerin në fyt. Bazilika e Notre Dame-it kishte një kuptim të veçantë për çiftin, pasi ata kishin shkëmbyer aty betimet, në 1994-ën.

Mijëra fansa priten të jenë pjesë e ceremonisë, e cila do të mbahet nën mbrojtjen e forcave të sigurisë së shtetit. Ndërsa gjatë kësaj kohe, policia kanadeze ka veshur kostume kamuflazhi në protestë për rrogat e tyre, ata do të vishen me uniformat e tyre vetëm për këtë ditë në shenjë respekti për Celine dhe Rene.
Ceremonia do të transmetohet edhe në televizionet kanadeze.

Angelil ndërroi jetë më 14 janar, 2 ditë përpara ditëlindjes së tij të 74-t. Celine, e cila është parë shumë rrallë në skenë vitet e fundit, qëndroi me të gjatë gjithë luftës së tij ndaj kancerit, deri në momentet e fundit të jetës. Vetëm 2 ditë më pas, vëllai i saj, Daniel, ndërroi jetë nga një kancer në tru, gojë dhe fyt. Ceremonia mortore e Danielit do të mbahet më 23 janar në Salon Charles Rajotte, një kompleks funeral në Montreal.

Burimi: Yahoo; Përshtati: Genta Hodo

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb