News

Balena ‘spiune ruse’ vërehet duke notuar me shpejtësi drejt brigjeve suedeze

Balena ‘spiune ruse’ vërehet duke notuar me shpejtësi

Një balenë beluga, për të cilën është aluduar më parë se është balenë spiune e marinës ruse, është parë duke notuar me shpejtësi pranë brigjeve suedeze të dielën.

Balena e bardhë disa metra e gjatë u zbulua për herë të parë disa vite më parë me një rrip me kamera, pranë Norvegjisë, duke ngjallur diskutime se po përdorej për spiunazh.

Balena ‘spiune ruse’ vërehet duke notuar me shpejtësi

Që atëherë, balena njihet si Hvaldimir, duke kombinuar fjalët hval (balenë në norvegjisht) dhe emrin e zakonshëm rus Vladimir, që është edhe emri i presidentit të Rusisë.

Kur u vu re për herë të parë në vitin 2019, rripi i balenës ishte i pajisur me një aparat të vogël dhe në rripin plastik ishte printuar "Equipment St. Peterburg" (Pajisjet e Shën Peterburgut).

Balena ‘spiune ruse’ vërehet duke notuar me shpejtësi

Të dielën, Hvaldimir u pa pranë Hunnebostrand në perëndim të Suedisë. Hvaldimir ka lëvizur më shpejt se ritmi normal. Shkaqet kryesore të lëvizjes mund të lidhen me hormonet ose nga vetmia, pasi belugat janë qenie shumë shoqërore.

Balena nuk është specia e vetme detare që është përdorur si forcë ushtarake. Gjatë Luftës së Ftohtë, si SHBA ashtu edhe Bashkimi Sovjetik nisën përdorimin e delfinëve për qëllime ushtarakë. Përmes tyre mund të zbulohen objekte nënujore si minat. Në prill 2022, u raportua se Rusia vendosi delfinë ushtarakë të trajnuar në bazën detare në Detin e Zi – ndoshta për të mbrojtur flotën nga një sulm nënujor.

Guardian raporton se SHBA ka shpenzuar të paktën 28 milionë dollarë për të mbajtur trupat e delfinëve dhe luanëve të detit – të cilët janë gjithashtu të trajnueshëm – për të ndihmuar në konflikte.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

The 'Russian spy' whale is spotted swimming swiftly towards the Swedish coast

Balena ‘spiune ruse’ vërehet duke notuar me shpejtësi

A beluga whale, previously hinted to be a spy whale for the Russian navy, was spotted swimming swiftly off the Swedish coast on Sunday.

The meter-long white whale was first spotted several years ago with a camera strap near Norway, sparking talk that it was being used for espionage.

Balena ‘spiune ruse’ vërehet duke notuar me shpejtësi

Since then, the whale has been known as Hvaldimir, combining the words hval (whale in Norwegian) and the common Russian name Vladimir, which is also the name of the president of Russia.

When it was first spotted in 2019, the whale's strap was equipped with a small camera and "Equipment St. Peterburg" was printed on the plastic strap.

Balena ‘spiune ruse’ vërehet duke notuar me shpejtësi

On Sunday, Hvaldimir was spotted near Hunnebostrand in western Sweden. Hvaldimir has been moving faster than the normal pace. The main causes of movement may be related to hormones or loneliness, as belugas are very social creatures.

The whale is not the only marine species that has been used as a military force. During the Cold War, both the US and the Soviet Union began using dolphins for military purposes. Through them, underwater objects such as mines can be detected. In April 2022, it was reported that Russia deployed trained military dolphins to its naval base in the Black Sea – possibly to protect the fleet from an underwater attack.

The Guardian reports that the US has spent at least $28 million to maintain corps of dolphins and sea lions – which are also trainable – to help in conflicts.