Metropolitan

Babai i Bebe Rexhës hyn në studio duke qarë: Më në fund ia dole!

Një moment shumë prekës gjatë intervistës së Bebe Rexhës në programin radiofonik të Elvis Duran të mërkurën, që ka përlotur stafin e emisionit. Ajo ka qenë në New York për të promovuar këngën e saj më të re, ‘No Broken Hearts’ me Nicki Minaj, që pritet t’i sjellë asaj suksesin si këngëtare, për të cilin ka luftuar aq shumë.

 Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës së saj, në një rrugë të vështirë drejt suksesit si artiste: ‘Kanë qenë momentet kur krijova këngën ‘Monster’, ka treguar ajo duke iu referuar hitit të kënduar nga Eminem dhe Rihanna,’një fazë shumë e vështirë e jetës sime. Kisha bërë një kontratë që më pas ishte përmbysur. I telefonoja, dhe askush s’më përgjigjej në telefon. (…) Kështu krijova këngën ‘Monster’’ Edhe pse nuk kishte rreshtur kurrë së këmbënguluri që këngët e saj të këndohen nga artistët amerikanë, Rexha ka rrëfyer se gjithmonë, i dukej e pabesueshme kur ato bëheshin pjesë e albumeve të tyre.

Por teksa tregonte se sa e pabesueshme i dukej që e kishin ftuar në këtë emision radiofonik që e kishte ndjekur që e vogël bashkë me të atin, i cili është nga Dibra, ai u përlot. Edhe Bebe Rexha nuk arriti t’i mbante lotët, duke mallëngjyer kështu edhe Danielën, bashkëmodertoren e emisionit. ‘Ç’bëhet kështu? Të gjithë po qajnë!’, ka thirrur Elvis Duran.’Jeni një familje kaq e bukur!’, ka thënë ai e më pas e ka pyetur kantautoren se nga e kishte origjinën. ‘Jam shqiptare’, ka thënë ajo mes lotësh. ‘Ah, pra domethënë meshkujt shqiptarë janë shumë të ndjeshëm’, ka thënë Duran me shaka.

Babai i Bebes ka hyrë në studio për të përqafuar të bijën, dhe kanë qëndruar të shtrënguar për pak çaste. ‘Babai im qan gjithmonë, ime më asnjëherë’, ka rrëfyer Rexha. Pyetjes se përse u mallëngjyen, Bebe i është përgjigjur kështu: ‘Ka qenë një rrugëtim shumë i gjatë, dhe tani që jam këtu, ndërsa im atë po më shikon…është fantastike!’ Ajo mezi e ka mbajtur veten për të mos qarë më gjatë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb