News

Babai i Arbër Demiraj, letër Tahirit dhe Llallës

Babai i njërit nga 4 viktimat e vrasjeve në lokalin “Ante Grand”, nëpërmjet një letre ka shfaqur pakënaqësi si ndaj policisë ashtu edhe ndaj prokurorisë, për sa u përket hetimeve rreth masakrës me autor të dyshuar Kostandin Xhuvanin. Në cilësinë e një ish-prokurori, Skënder Demiraj, ankohet se policia nuk ia dërgoi në kohë në spital të birin, Arbrin, i cili vdiq gjatë transportimit për te bluzat e bardha. Nga ana tjetër, Demiraj akuzon prokurorinë se nuk ia ka vënë në dispozicion dosjen hetimore, teksa pretendon se djali i tij nuk kishte pistoletë me vete atë natë. Sipas akteve hetimore që ndodhen në dosjen që fillimisht përpiloi policia dhe më pas i verifikoi prokuroria, për t’i dërguar në gjykatë, rezulton se 19-vjeçari është vrarë aksidentalisht, nga një plumb rikoshet që ka dalë nga pistoleta me të cilën Xhuvani po qëllonte personat me të cilët ishte konfliktuar. Ditën e enjte, në orën 10:30 pritet që Gjykata e Tiranës të nisë procesin gjyqësor ndaj Konstandin Xhuvanit.

Me një letër në formë memoje, Skënder Demiraj i ka shkruar Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dhe Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, të cilëve u ka renditur disa ankesa për ngjarjen, në të cilën mbeti i vrarë djali i tij. Kjo letër ndodhet në zyrat e dy titullarëve të institucioneve, të cilët kanë kërkuar nga vartësit e tyre që t’i përgjigjen ish-prokurorit Demiraj. Mes rreshtave që i ka dërguar ministrit Tahiri, babai i Arbër Demirajt, ndër të tjera akuzon policinë se nuk i ka dhënë ndihmën e parë djalit të tij. Ish-prokurori pretendon se policia nuk ia kishte dërguar në spital djalin brenda një kohe të shkurtër, por e kishte lënë brenda në makinë, për të pritur autoambulancën. Për dijeni, kjo letër i është dërguar edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi. Sipas Demirajt, policia nuk ka kryer hetimet e plota për ngjarjen dhe përveç neglizhencës për dhënien e ndihmës së parë, policia nuk ka zbardhur mekanizmin e ngjarjes dhe nuk ka sqaruar mënyrën e vrasjes së djalit të tij. Ky pretendim qëndron edhe në letrën, që i është drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, në të cilën theksohet fakti se edhe pse dosja ka përfunduar në gjyq, familja e tij nuk është sqaruar se si është vrarë djali i tyre. Më tej, ish-prokurori Demiraj pretendon se edhe pistoleta që i është faturuar djalit të tij të vrarë, nuk është e vërtetë. Sipas Demirajt, për të fshehur apo për të devijuar provat, policia dhe prokuroria i ka faturuar djalit pistoletën, e cila ka qenë e të dyshuarit tjetër Erald Sida. Sipas Demirajt, djali i tij nuk mbante pistoletë në momentin e ngjarjes. Më tej, babai i 19-vjeçarit ka shfaqur ankesa edhe për hetuesit e çështjes, të cilët, sipas tij, nuk kanë zbatuar procedurën penale, të marrjes së familjarëve në pyetje për ngjarjen ku mbeti i vrarë Arbër Demiraj. Ai thotë se është elementare në hetimin e një ngjarjeje, të pyetën familjarët e viktimave dhe të njihen me dosjen që ka përfunduar në gjyq. Ai thotë se prokuroria jo vetëm që nuk e ka pyetur për ngjarjen ku mbeti i vrarë djali i tij, por edhe nuk e ka njoftuar për mbylljen e hetimit apo t’i japë një kopje të kërkesës për gjykim për të pandehurin Xhuvani.

 

Burimi: Gazeta Shqip

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb