Relationships

Autizmi: Cilat janë simptomat e hershme?

Çfarë është autizmi?

Çrregullimi i spektrit të autizmit, ose autizmi, është një term i gjerë që përdoret për të përshkruar një grup kushtesh neurozhvillimore. Këto gjendje karakterizohen nga ndryshime në komunikim dhe ndërveprim shoqëror. Njerëzit me autizëm shpesh shfaqin interesa ose modele sjelljeje të kufizuara dhe të përsëritura.

Cilat janë simptomat e autizmit?

Simptomat zakonisht bëhen të dukshme gjatë fëmijërisë së hershme, midis moshës 12 dhe 24 muajsh. Megjithatë, simptomat mund të shfaqen edhe më herët ose më vonë dhe ndahen në dy kategori:

- probleme me komunikimin ose ndërveprimin social
- modele të kufizuara ose të përsëritura të sjelljes dhe aktiviteteve

Për t'u diagnostikuar me autizëm, një person duhet të përjetojë simptoma në të dyja këto kategori.

Autizmi: Cilat janë simptomat e hershme?

1. Probleme me komunikimin dhe ndërveprimin social

Që nga lindja: Vështirësi për të mbajtur kontakt me sy.
Deri në 9 muaj: Nuk iu përgjigjen emrit të tyre.
Deri në 9 muaj: Nuk shfaqin shprehi në fytyrë që reflektojnë emocionet e tyre (si befasia ose zemërimi).
Deri në 12 muaj: Nuk angazhohen në lojëra bazike argëtuese për fëmijë.
Deri në 12 muaj: Nuk bëjnë ose bëjnë vetëm pak gjeste me dorë, si tundja e dorës.
Deri në 15 muaj: Nuk ndajnë interesat e tyre me të tjerët (duke i treguar dikujt një lodër të preferuar, për shembull).
Në moshën 18 muajsh: Nuk shohin drejt një vendi ku i drejtojnë të tjerët.
Nga 24 muajsh: Nuk vënë re kur të tjerët duken të trishtuar ose të lënduar.
Deri në 30 muajsh: Nuk angazhohen në lojëra si për shembull kujdesi për një kukull.
Deri në moshën 5 vjeç: Të mos luajnë në aktivitete ku luhet me radhë, njëri pas tjetrit.

2. Modele të kufizuara ose të përsëritura të sjelljes dhe aktiviteteve

- lëvizje të përsëritura, si lëkundja, përplasja e duarve, rrotullimi ose vrapimi përpara dhe mbrapa
- probleme me rutinat e rregullta, si koha e gjumit
- përsëritje e fjalëve ose frazave që dëgjojnë
- mërziten për ndryshime të vogla
- përqendrohen në një pjesë të objekteve, si rrota e një kamioni ose flokët e një kukulle
- reagime të pazakonta ndaj të dhënave shqisore, si tingujt, erërat dhe shijet
- fiksime ndaj gjërave të caktuara
- aftësi të jashtëzakonshme, si talenti në muzikë ose aftësitë e kujtesës

Karakteristika të tjera

- lëvizje të vonuara, gjuhësore ose aftësi njohëse
- sjellje hiperaktive, të pavëmendshme ose impulsive
- reagime të papritura emocionale
- zakone ose preferenca të pazakonta të të ngrënit
- modele të pazakonta gjumi

“Stimming”

“Stimming” është një term që përdoret për të përshkruar sjelljet vetë-stimuluese, që shpesh përfshijnë lëvizje të përsëritura ose të folur. Për shembull, dikush mund të përplasë duart, të fërkojë një objekt ose të përsërisë një frazë.

Autizmi: Cilat janë simptomat e hershme?

Vonesat në të folur dhe autizmi

Fëmijët me autizëm shpesh kanë vonesa në të folur, por vetëm vonesat në të folur nuk do të thotë se fëmija ka autizëm. Vonesat e të folurit që lidhen me autizmin zakonisht ndodhin së bashku me probleme të tjera komunikimi, të tilla si mospërdorimi i gjesteve, mospërgjigjja ndaj emrit dhe mungesa e interesit për t'u lidhur me njerëzit. 

Shumë fëmijë flasin më herët ose më vonë se mesatarja, kështu që nuk është gjithmonë shkak për t'u shqetësuar.

Çfarë e shkakton autizmin?

Shkaku i saktë është i panjohur. Hulumtimet më aktuale tregojnë se nuk ka asnjë shkak të vetëm. Disa faktorë rreziku përfshijnë:

- të kesh një anëtar të ngushtë të familjes që është autik
- mutacione të caktuara gjenetike
- çrregullime gjenetike
- ekspozimi ndaj metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore
- ekspozimi i fetusit ndaj medikamenteve të caktuara etj.

Cila është perspektiva për njerëzit autikë?

Terapitë më efektive përfshijnë trajtim të hershëm dhe intensiv të sjelljes. Sa më herët që një fëmijë të regjistrohet në këto programe, aq më i mirë do të jetë. Kini parasysh që autizmi është kompleks, ka disa nëntipe dhe duhet kohë që një fëmijë ose i rritur të gjejë programit që i përshtatet.

Mite dhe fakte

Mit: Njerëzit me autizëm nuk duan të zënë shokë.

E vërteta: Nëse dikush ka autizëm, me shumë mundësi ka vështirësi në situatat shoqërore, prandaj ndërvepron rrallë me të tjerët rrotull. Mund të duken të turpshëm ose jomiqësorë, por kjo ndodh thjesht sepse nuk dinë t’i komunikojnë dëshirat dhe mendimet në të njëjtën mënyrë si të tjerët.

Mit: Njerëzit me autizëm nuk ndjejnë asnjë emocion.

E vërteta: Autizmi nuk i bën njerëzit të paaftë të ndjejnë emocione, thjesht u vështirëson komunikimin dhe perceptimin e këtyre emocioneve.

Mit: Njerëzit me autizëm s’i kuptojnë emocionet e të tjerëve.

E vërteta: Autizmi ndikon në aftësinë e dikujt për të kuptuar komunikimin joverbal. Dikush me autizëm mund të mos e kuptojë trishtimin e dikujt bazuar në gjuhën trupore apo sarkazmën në tonin e zërit, por nëse këto ndjenja komunikohen në mënyrë më të drejtpërdrejtë, njerëzit me autizëm janë të parët që shprehin dhembshuri dhe empati.

Mit: Njerëzit me autizëm janë të paaftë mendërisht.

E vërteta: Shumë njerëz me autizëm kanë nivele të larta inteligjence dhe shkëlqejnë në matematikë, muzikë ose disiplina të tjera.

Mit: Njerëzit që shfaqin tipare tipike të një personi me autizëm janë thjesht të çuditshëm dhe u kalon.

E vërteta: Autizmi buron nga kushte biologjike që ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe për shumë individë, është një gjendje e përjetshme.

Burimet: Healthline, Autism Speaks

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Autism: What are the early symptoms?

Autizmi: Cilat janë simptomat e hershme?

What is autism?

Autism Spectrum Disorder, or autism, is a broad term used to describe a set of neurodevelopmental conditions. These conditions are characterized by changes in communication and social interaction. People with autism often exhibit limited and repetitive interests or behavioral patterns.

What are the symptoms of autism?

Symptoms usually become apparent during early childhood, between the ages of 12 and 24 months. However, the symptoms may appear sooner or later and fall into two categories:

- problems with communication or social interaction
- limited or repetitive patterns of behavior and activities

To be diagnosed with autism, a person must experience symptoms in both of these categories.

Autizmi: Cilat janë simptomat e hershme?

1. Problems with communication and social interaction

Që nga lindja: Vështirësi për të mbajtur kontakt me sy.
Deri në 9 muaj: Nuk iu përgjigjen emrit të tyre.
Deri në 9 muaj: Nuk shfaqin shprehi në fytyrë që reflektojnë emocionet e tyre (si befasia ose zemërimi).
Deri në 12 muaj: Nuk angazhohen në lojëra bazike argëtuese për fëmijë.
Deri në 12 muaj: Nuk bëjnë ose bëjnë vetëm pak gjeste me dorë, si tundja e dorës.
Deri në 15 muaj: Nuk ndajnë interesat e tyre me të tjerët (duke i treguar dikujt një lodër të preferuar, për shembull).
Në moshën 18 muajsh: Nuk shohin drejt një vendi ku i drejtojnë të tjerët.
Nga 24 muajsh: Nuk vënë re kur të tjerët duken të trishtuar ose të lënduar.
Deri në 30 muajsh: Nuk angazhohen në lojëra si për shembull kujdesi për një kukull.
Deri në moshën 5 vjeç: Të mos luajnë në aktivitete ku luhet me radhë, njëri pas tjetrit.

2. Modele të kufizuara ose të përsëritura të sjelljes dhe aktiviteteve

- lëvizje të përsëritura, si lëkundja, përplasja e duarve, rrotullimi ose vrapimi përpara dhe mbrapa
- probleme me rutinat e rregullta, si koha e gjumit
- përsëritje e fjalëve ose frazave që dëgjojnë
- mërziten për ndryshime të vogla
- përqendrohen në një pjesë të objekteve, si rrota e një kamioni ose flokët e një kukulle
- reagime të pazakonta ndaj të dhënave shqisore, si tingujt, erërat dhe shijet
- fiksime ndaj gjërave të caktuara
- aftësi të jashtëzakonshme, si talenti në muzikë ose aftësitë e kujtesës

Karakteristika të tjera

- lëvizje të vonuara, gjuhësore ose aftësi njohëse
- sjellje hiperaktive, të pavëmendshme ose impulsive
- reagime të papritura emocionale
- zakone ose preferenca të pazakonta të të ngrënit
- modele të pazakonta gjumi

“Stimming”

“Stimming” është një term që përdoret për të përshkruar sjelljet vetë-stimuluese, që shpesh përfshijnë lëvizje të përsëritura ose të folur. Për shembull, dikush mund të përplasë duart, të fërkojë një objekt ose të përsërisë një frazë.

Autizmi: Cilat janë simptomat e hershme?

Çfarë e shkakton autizmin?

Shkaku i saktë është i panjohur. Hulumtimet më aktuale tregojnë se nuk ka asnjë shkak të vetëm. Disa faktorë rreziku përfshijnë:

- të kesh një anëtar të ngushtë të familjes që është autik
- mutacione të caktuara gjenetike
- çrregullime gjenetike
- ekspozimi ndaj metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore
- ekspozimi i fetusit ndaj medikamenteve të caktuara etj.

Cila është perspektiva për njerëzit autikë?

Terapitë më efektive përfshijnë trajtim të hershëm dhe intensiv të sjelljes. Sa më herët që një fëmijë të regjistrohet në këto programe, aq më i mirë do të jetë. Kini parasysh që autizmi është kompleks, ka disa nëntipe dhe duhet kohë që një fëmijë ose i rritur të gjejë programit që i përshtatet.

Mite dhe fakte

Mit: Njerëzit me autizëm nuk duan të zënë shokë.

E vërteta: Nëse dikush ka autizëm, me shumë mundësi ka vështirësi në situatat shoqërore, prandaj ndërvepron rrallë me të tjerët rrotull. Mund të duken të turpshëm ose jomiqësorë, por kjo ndodh thjesht sepse nuk dinë t’i komunikojnë dëshirat dhe mendimet në të njëjtën mënyrë si të tjerët.

Mit: Njerëzit me autizëm nuk ndjejnë asnjë emocion.

E vërteta: Autizmi nuk i bën njerëzit të paaftë të ndjejnë emocione, thjesht u vështirëson komunikimin dhe perceptimin e këtyre emocioneve.

Mit: Njerëzit me autizëm s’i kuptojnë emocionet e të tjerëve.

E vërteta: Autizmi ndikon në aftësinë e dikujt për të kuptuar komunikimin joverbal. Dikush me autizëm mund të mos e kuptojë trishtimin e dikujt bazuar në gjuhën trupore apo sarkazmën në tonin e zërit, por nëse këto ndjenja komunikohen në mënyrë më të drejtpërdrejtë, njerëzit me autizëm janë të parët që shprehin dhembshuri dhe empati.

Mit: Njerëzit me autizëm janë të paaftë mendërisht.

E vërteta: Shumë njerëz me autizëm kanë nivele të larta inteligjence dhe shkëlqejnë në matematikë, muzikë ose disiplina të tjera.

Mit: Njerëzit që shfaqin tipare tipike të një personi me autizëm janë thjesht të çuditshëm dhe u kalon.

Truth:  Autism stems from biological conditions that affect brain development and for many individuals, is an eternal condition.

Sources: Healthline, Autism Speaks