Metropolitan

Kaia Gerber dhe Austin Butler i japin fund lidhjes 3-vjeçare :(

Kaia Gerber dhe Austin Butler i japin fund lidhjes 3-vjeçare :(

Pas më shumë se tre vitesh lidhje, modelja 23-vjeçare dhe aktori i nominuar për “Oscar”, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, konfirmon një burim për People.

Lajmin e ka raportuar fillimisht TMZ, duke theksuar se çifti është ndarë në fund të vitit 2024. Gjithashtu, media vuri re mungesën e aktorit të “Elvis” gjatë pushimeve të fundit të familjes Gerber në Meksikë.

Përfaqësuesit e Gerber dhe Butler nuk kanë komentuar ende mbi lajmin sipas The People.

Çifti nisi të përflitej për një romancë në dhjetor 2021, kur u panë duke marrë pjesë në një seancë yoga së bashku në Los Angeles. Pas disa shfaqjeve publike, ata debutuan si çift në tapetin e kuq gjatë festës vjetore të “W Magazine’s Best Performances” në mars 2022.

Në maj të atij viti, Gerber dhe Butler morën pjesë në “Met Gala” së bashku. Edhe pse ecën veçmas në tapetin e kuq, ata ndanë një moment të ëmbël (dhe një puthje) kur arritën në majë të shkallëve të “Metropolitan Museum of Art”.

Gjatë sezonit të çmimeve 2022-2023, Gerber mbështeti Butler për performancën e tij në “Elvis”, që i solli një sërë vlerësimesh. Çifti u fotografua duke u puthur në “Golden Globes” dhe morën pjesë së bashku në afterparty-n e Vanity Fair Oscars, pas ceremonisë ku Butler ishte nominuar për çmimin “Best Actor”.

Ndonëse marrëdhënia e tyre ka marrë fund, mbetet për t’u parë nëse ndonjëri prej tyre do të flasë publikisht mbi ndarjen.

REELS

Ka filluar numërimi mbrapsht! GEW Albania 2025 nis vetëm pas disa ditësh. Përgatituni për një javë plot inovacion, ide dhe histori frymëzuese. #GEWAlbania #Countdown

@orindahuta you lucky woman! 🧿 *Te plote intervistën e gjeni te “Dalina Show” në Youtube/Andale

Fushatat promocionale të Anabel janë këtu për t’i dhënë dritë markës tënde këtë fundvit! 🎁🎄 Zbulo i pari si mund të bëhesh pjesë! 📞 +355 69 707 0150 #AnabelHolidayCollabs

Ç’kod veshjeje! 😼

✨ Çdo ide fillon me një ëndërr, por bëhet realitet kur njerëzit bashkohen për ta ndërtuar. Java Globale e Sipërmarrjes bën bashkë njerëz me ide, vizion dhe guxim për të formësuar të ardhmen e biznesit në Shqipëri. 💡 Një javë plot frymëzim, bashkëpunim dhe energji pozitive. @delinaibrahimaj @startup_albania_agency @mei.gov.al

POV: Po fle te gjyshërit në fshat

👀 Për çfarë po flasin? 👀

Mos zgjidhni më lodra vetëm se janë “të bukura”. Zgjidhni ato që formojnë trurin, emocionin dhe kujtimet. Na shkruaj moshën e fëmijës dhe ne do të të ndihmojmë të gjesh lodrën që bën diferencën. @noahs.ark.al – Loja që formon të ardhmen.

Njësoj motër, njësoj.

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

Kaia Gerber and Austin Butler end 3-year relationship :(

Kaia Gerber dhe Austin Butler i japin fund lidhjes 3-vjeçare :(

After more than three years of dating, the 23-year-old model and Oscar-nominated actor have ended their relationship, a source confirms to People.

The news was first reported by TMZ, emphasizing that the couple separated at the end of 2024. Also, the media noticed the absence of the "Elvis" actor during the Gerber family's last vacation in Mexico.

Reps for Gerber and Butler have yet to comment on the news, according to The People.

The couple began dating rumors in December 2021 when they were spotted attending a yoga session together in Los Angeles. After several public appearances, they debuted as a couple on the red carpet during W Magazine's annual Best Performances party in March 2022.

In May of that year, Gerber and Butler attended the Met Gala together. Although they walked the red carpet separately, they shared a sweet moment (and a kiss) when they reached the top of the steps of the Metropolitan Museum of Art.

During the 2022-2023 awards season, Gerber endorsed Butler for his performance in "Elvis," which earned him a slew of accolades. The couple were photographed kissing at the Golden Globes and attended the Vanity Fair Oscars afterparty together, following the ceremony where Butler was nominated for Best Actor.

Although their relationship has ended, it remains to be seen if either of them will speak publicly about the split.