Andrra Destani para disa ditësh mbushi 21 vjeç dhe aty ne u kujtuam që Sinani ishte 40 vjec. Pra 19 vite diferencë. Por Andrra dhe Sinani nuk janë të vetmit. Sepse ndërsa mendoheshim na erdhën në mendje dhe shumë çifte të tjerë të famshmish të cilët kanë zgjedhur një partner shumë herë më të madh se vetja e tyre.
Thonë që marrëdhëniet më të shëndetshme janë ato me shumë vite diferencë. Madje sipas një studimi, marrëdhëniet ku mashkulli është më i madh në moshë se femra janë ato që dominojnë.
Në Shqipëri ky është një fenomen akoma dhe më i shpeshtë, ndikuar dhe nga mentaliteti apo zakonet vendase, ku bashkëshorti duhet të jetë më i madh se partnerja. Zakone që deri diku janë “të mira”. Në fund të fundit më shumë vite sjellin më shumë nivel maturie. Ai do jetë më me këmbë në tokë dhe më i sigurt financiarisht. Këto janë disa nga arsyet që i shtyjnë njerëzit drejt një marrëdhënieje me dikë më të rritur në moshë. Dhe midis atyre që e kanë bërë këtë zgjedhje, janë dhe shumë të famshëm.
Ata kanë zgjedhur t’i japin të drejtë shprehjes: “Dashuria nuk njeh moshë”. Disa kanë dalë pblikisht, ndërsa të tjerë kanë preferuar të ruajnë një profil të ulët. Gjithsesi ja cilët janë të famshmit që kanë lënë mënjanë vitet diferencë dhe kanë zgjedhur të dashurohen me “njeriun”.
Shfletoni galerinë për të parë të gjitha fotot.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.