Shqipëria

Shtetet fqinje, të famshëm e njerëz të thjeshtë mbledhin fonde për të prekurit e tërmetit

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2019

Shtetet fqinje, të famshëm e njerëz të thjeshtë

Tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë orët e para të së martës ka marrë deri tani (26/11/2019 14:21) 15 jetë njerëzish dhe ka lënduar mbi 600 të tjerë. Me dhjetëra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat e disa prej shumë godinave të shkatërruara nga lëkundjet.

Nisur nga situata e rënduar, Qeveria e Kosovës lëvroi një fond prej 500 mijë eurosh, e cila do t’i dhurohet shtetit shqiptar për të ndihmuar me dëmet e shkaktuara nga tërmeti.  

Kryeministri Rama njofton se “Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.”

Gjithashtu, Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështjeje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë. Po ashtu edhe një skuadër nga Serbia, e specializuar në raste emergjencash, po vjen drejt vendit të ngjarjes.

President Thaçi ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.

Fundjavë Ndryshe hapi një faqe në GoFundMe për të mbledhur fonde për ata në nevojë. Janë mbledhur më shumë se 50 mijë dollarë. Emra të njohur shqiptarë si grimieri Mario Dedivanovic, revista Anabel, butiku ViaAnabel, modelja Vildane Zeneli, sipërmarrësit Armina Mevlani dhe Erion Kosovrasti, si dhe mbi njëmijë qytetarë të thjeshtë kanë kontribuuar përmes këtij linku. Nëse keni mundësi, edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë. Në të kundërt, mund të ndihmoni në mënyra të tjera, të cilat i mësoni këtu.

Eurosig-Insig vendosi t’i akordojë Komitetit të Emergjencave 50 mijë euro ndihmë, për përballimin e situatës nga heronjtë që po punojnë me përkushtm për shpëtimin e jetës së njerëzve,” shkruan BalkanWeb.