Shqipëria

Ku mund të dhuroni ndihma për të prekurit e tërmetit

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2019

Ku mund të dhuroni ndihma për të prekurit e tërmetit

Për artikullin e përditësuar, klikoni këtu.

Që prej orëve të para të mëngjesit, shqiptarët e zonave të prekura më së shumti nuk kanë reshtur së ndihmuari ata që kanë nevojë. Solidariteti është vërtet mbresëlënës.

Nëse doni edhe ju të bëni diçka për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore që deri më tani u ka marrë jetën 11 personave, ka lënduar mbi 600 dhe ka rrënuar me dhjetëra godina, ja ku mund të dhuroni.

Sheshi i Teatrit Kombëtar është kthyer në një vend ku qytetarët mund të mbledhin ndihma për gjithë prekurit, qofshin ushqime, veshmbathje a batanije.

Nëse doni të ndihmoni financiarisht, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vënë në dispozicion këto llogari bankare ku mund të dhuroni çfarëdo shume të keni mundësi.

Fundjavë Ndryshe ka ngritur një pikë grumbullimi ku do të mbledhi batanije, ushqim dhe veshmbathje. Shumëkujt do t’i duhet ta kalojë natën në çadra dhe prandaj këto sende janë tejet të nevojshme.

Gjithashtu mund të dhuroni te ky link GoFundMe, ku janë mbledhur mbi 13 mijë dollarë dhe këto llogari të Fundjavë Ndryshe:

Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Raiffeisen Bank

SWIFT CODE - SGSBALTX

0011184027 - ALL - AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR - AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD - AL46202110130000000031184027

Tifozët kosovarë, të njohur si Plisat, do të grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë në Fun Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti. Në orën 15:00, ata planifikojnë të nisen drejt Tiranës. Nëse jetoni në Prishtinë, mund t’u bashkoheni.

Profesionistët Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAP), gjithashtu po lëvrojnë ndihma për ata në nevojë. Nëse jetoni në UK, kontaktoni me liderët e komuniteteve shqiptare për detajet e organizimit.

Gjithashtu një ndihmesë e madhe është të kujdeseni për fqinjët tuaj, ndoshta të moshuar a me aftësi të kufizuara që s’u gjendet njeri tjetër pranë. Lejojini forcat e ndihmës së shpejtë të bëjnë punën e tyre pa i penguar dhe respektoni udhëzimet.