News

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në kampet e Sirisë vogëlushin 11-vjeçar

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Rasti i Alvinit 11-vjeçar tronditi opinionin publik fill sapo u transmetua në emisionin “Le Iene”. Për fat të mirë, pas pesë vitesh kërkimesh, Alvini u gjet, ndonëse jo shëndoshë e mirë. Siç mund ta keni parë, tmerret e luftës në Siri reflektohen qartë në gjendjen e tij shpirtërore dhe fizike. Sikur të mos mjaftonte kjo, njerëzit janë të shokuar nga mungesa e reagimit e autoriteteve shqiptare në Turqi.

Alvin ndodhet në një kamp sirian, të mbushur kryesisht me kurdë të cilët konsiderohen terroristë si nga ekstremistët e ISIS ashtu edhe nga Turqia. (Kurdisani u përpoq t’i kundërvihej Shtetit Islamik, por pasi Donald Trump u shpreh se midis Amerikës dhe kurdëve nuk ka asnjë aleancë, këta të fundit u shpallën terroristë nga Turqia dhe kanë filluar të bombardohen prej pak kohësh).

Gazetari i “Le Iene”, Luigi Pelazza, kontaktoi me ambasadorin shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, i cili fillimisht u shpreh i gatshëm për të ndihmuar Alvinin e vogël. Shtojmë se 11-vjeçari, ndonëse ka lindur dhe është rritur në Itali, ka shtetësi shqiptare, çka do të thotë se shteti italian nuk ndërhyn dot për ta ndihmuar. Nga kampi ku jeton në kushte të vështira, Alvini mund të nxirret vetëm nga delegatë shqiptarë.

Në vijim, kur Pelazza përpiqet të kontaktojë sërish me Gazhelin, ky i fundit mbyll telefonin.

Fill pas kësaj, njerëzit shpërthyen në Facebook-un e ambasadorit. “Turp të kesh që lë një fëmijë të braktisur në mëshirë të fatit,” shkruan dikush. “A folët ndonjë gjë për atë rastin e Alvinit?”, shkruan një tjetër. “Pse eleminon postimet duke fshirë komentet? Apo puna jote si ambasador është të fshish komentet e jo të përballesh me një problem që është në kompetencat e tua?” shton një tjetër.

Deri tani, nuk ka asnjë reagim nga Gazheli, përveç mbylljes së telefonit.

Të tjerë ndjekës vënë në dukje mungesën e autoriteteve vendase për të shpëtuar fëmijët shqiptarë të mbetur nëpër kampet siriane, që nuk janë asgjë më shumë se viktima të zgjedhjeve të prindërve.

Në dhjetor të 2014-s, Alvin, asokohe vetëm 6 vjeç, u rrëmbye nga nëna e tij Valbona Berisha dhe të dy u larguan nga Italia. Pas hetimeve, u zbulua se Valbona Berisha, ra në kontakt përmes internetit me disa predikues të ekstremizmit islamik. Ajo la pas dy vajzat dhe u largua fillimisht drejt Stambollit e më pas drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS. Përpara se të ndërronte jetë, thuhet se Valbona ndryshoi emrin në Yussuf dhe jetonte 40 km në veri të Aleppo-s në Siri.

Momentalisht, ka edhe një peticion online, "Të kthejmë Alvinin në shtëpi", drejtuar Ambasadës Shqiptare.

Artikuj të rekomanduar:  Gjendet mes terroristëve të ISIS vogëlushi shqiptar që u rrëmbye nga e ëma xhihadiste.

Pas publikimit në media, Alvin humbet gjurmët

Komentet:

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Albanian ambassador leaves at the mercy of fate in Syrian camps 11-year-old boy

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

The 11-year-old Alvin case shocked public opinion as soon as it aired on Le Iene. Fortunately, after five years of searching, Alvin was found, though not in good health. As you may have seen, the horrors of the war in Syria are clearly reflected in his mental and physical condition. If that were not enough, people are shocked by the lack of reaction of the Albanian authorities in Turkey.

Alvin is in a Syrian camp, mostly filled with Kurds who are considered terrorists by both ISIS extremists and Turkey. (Kurdisani tried to oppose the Islamic State, but after Donald Trump said there was no alliance between the US and the Kurds, the latter were declared terrorists by Turkey and have been bombing for a while now).

Le Iene journalist Luigi Pelazza contacted Albanian ambassador to Turkey Genti Gazheli, who initially said he was ready to help little Alvin. We add that the 11-year-old, although born and raised in Italy, has Albanian citizenship, which means the Italian state cannot intervene to help. From the camp where he lives in difficult conditions, Alvin can only be extracted from Albanian delegates.

Later, when Pelazza tries to contact Gazhel again, the latter hangs up the phone.

Soon after, people broke into the ambassador's Facebook. "Shame on having to leave an abandoned child at the mercy of fate," someone writes. "Did you say anything about that Alvin case?" Another wrote. “Why do you eliminate posts by deleting comments? Or is your job as an ambassador to delete comments rather than face a problem that is within your competence? ”Adds another.

So far, there has been no reaction from Gazhel except for the phone shutting down.

Other followers point to the lack of local authorities to rescue Albanian children left in Syrian camps that are nothing more than victims of parental elections.

Recommended article: Among ISIS terrorists a small Albanian kidnapped by a jihadist mother.

Comments:

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në

Ambasadori shqiptar lë në mëshirë të fatit në