Ditë të vështira për ata që besojnë te dashuria e vërtetë. Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë marrë një pushim nga marrëdhënia dhe nuk janë bashkë për momentin, edhe pse pritet që të pajtohen sërish. Sidoqoftë, deri atëherë, jeta është një gënjeshtër dhe nëse s’ka shpresë për ata, s’ka as për ne.
Pas ndarjes së bujshme, që teknikisht s’është ndarje, Kylie u pa me dy nga ish të dashurit e saj, në dy instanca të ndryshme. Gjatë dasmës së Hailey dhe Justin Beiber, Kylie kaloi pak kohë me Jaden Smith, me të cilin ishte e lidhur nga 2013-a deri në 2015-n. Madje, në një foto, Jaden i ka vënë dorën mbi të pasme. Shokuese, e dimë.

Të martën mbrëma, Kylie doli me shoqet, siç bëhet pasi ndahesh. Teksa ajo, Stassie dhe Kelsey po kërcenin te Delilah, Tyga, që gjithashtu kishte dalë, i ftoi vajzat të kalonin pak kohë me të në Sunset Marquis. Praktikisht Tyga tha, “ti ke dalë, unë kam dalë. Pse të mos dalim bashkë?” Dhe Kylie pranoi.

Burime për E! News thonë se ky takim rastësor nuk kishte si synim të lëndonte Travis. S’kishte element romantik. Kylie dhe Tyga kanë ruajtur kontaktet, që kur u ndanë në 2017-n, por nuk flasin shpesh me njëri-tjetrin.
Po bëjmë sikur e besojmë.