Teksa Kuvendi i Kosovës mbante seancën plenare për votimin e Rezolutës rreth gjenocidit serb gjatë Luftës së Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka publikuar përpara kamerave një fotografi shokuese.
Shënim: GJENOCID m. libr. Shfarosja e plotë a e pjesshme e një popullsie ose e grupeve të veçanta kombëtare. Politika e gjenocidit.
Në të (shkrepur diku në vitin 1999) shfaqet skena e përdhunimit të një gruaje shqiptare 35- vjeçare nga 3 ushtarë serbë.
Pas tyre, mund të shihen katër burra shqiptarë, njëri prej tyre i rënë në tokë (me shumë mundësi i pajetë) dhe një tjetër ushtar serb që qëndron me armë mbi kokat e tyre. Sipas Brovinës, fotografia është siguruar nga një aparat që i kishte rënë njërit prej ushtarëve dhe se gruaja e përdhunuar është gjallë dhe e gatshme për të dëshmuar. Deputetja shtoi se kjo ishte vetëm një nga shumë mënyrat nëpërmjet të cilave familjarët detyroheshin të shihni përdhunimin e të afërmve.
~KUJDES! Fotografitë gjenden pak më poshtë dhe përmbajtja është e rëndë!~ (Pamje +18)
Po kështu Brovina shtoi se dhunë seksuale ka patur edhe në shkollën e Qerezit, ku gratë janë dhunuar dhe më pas vrarë në pusë. Flora ka pohuar se është gjetur një kasetë me dhunime, se ka shumë dëshmi rreth gjenocidit, largimit nga vendet e punës, helmimit dhe se përsa i përket abuzimeve seksuale, gratë e shumta kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës.
“Këtë fotografi e kanë parë edhe EULEX-i edhe UNMIK-u, ata e dinë se kush është dhe nuk ka asnjë reagim.” shtoi Brovina.
Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
Ajo u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999)dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Po kështu u zhdukën edhe rreth 5,000 njerëz.