Celebrity

Madonna, një performancë ‘historike dhe histerike’ në Eurovizion!

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2019

Madonna, një performancë ‘historike dhe histerike’ në

Madonna do të performojë dy këngë përgjatë Festivalit të Këngës Eurovision. Festivali do të mbahet më 18 maj, në Tel Aviv dhe pritet të tërheqë mbi 180 milion shikues nga gjithë bota.

Live Nation Israel publikuan të parët lajmin e performancës së ikonës së popit dhe e quajtën një event “historik dhe histerik”. Përfaqësuesit e Madonna-s konfirmuan lajmin për BBC, ndërsa organizatorët e Eurovision thanë se “s’është vendosur ende asgjë përfundimisht dhe s’është firmosur asnjë kontratë.”

Performanca e Madonna-s do të kushtojë përreth 1 milion dollarë, shumë e cila do të financohet nga miliarderi kanadez Sylvan Adams, i cili ka financuar më parë evente dhe koncerte madhështore në mbështetje të Izraelit.