TV Mania

Nuk kalon në finalen e 'Këngës Magjike': Revoltohet Robert Aliaj

7 Dhjetor 2018

Nuk kalon në finalen e 'Këngës Magjike': Revoltohet

I ftuar sot në mbrëmje (e premte, 7 dhjetor) Robert Aliaj zbuloi tek “Zonë e Lirë” se kënga e tij "Ah ku më hodhi Zoti" nuk ka kaluar në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”.

Fillimisht ai u ndal pak tek “kaosi” në vend, duke thënë se jemi fajtorë që të gjithë – përfshirë këtu edhe “artistët e tallavasë”, sipas tij – të cilët janë të korruptuar.

“Kjo këngë, që ishte absolutisht unike, absolutisht e veçantë, absolutisht me një mesazh për kohën, nuk injorohet. Më kuptoni drejtë. Po flas për këtë gjë siç flas për gjithë gjërat që s’kanë lidhje me mua. Është një këngë që justifikon se çfarë është kënga në vetvete, është mision. Kënga është fjala, është teksti. Nuk është këngë që të them unë ‘prapanicat e mia janë kështu, ti s’do të më shohësh më, unë do vdes për ty’.” – thotë ndër të tjera ai.

Pa përmendur emra, Roberti i quan artistët shqiptarë – në këtë rast artistët e “Këngës Magjike –  “artistë tallavaje”. Është e paqartë se për kë këngë e ka fjalën Roberti pasi mesa mbajmë mend asnjë artist nuk i këndon prapanicës.

“Kjo këngë që është momentale, u eklipsua [...]. Ne kemi punuar 3 vjet për këtë këngë dhe sfidohemi nga mbretëria e tallavasë.”