Regjisori i famshëm amerikan Quentin Tarantino ka lidhur ditën e djeshme kurorë me partneren e tij Daniella Pick. Ceremonia e martesës ka qenë tejet private, ndërkohë që nusja dhe dhëndri kanë preferuar të jenë tradicionalë.
Së shpejti çifti mësohet se do të organizojë një mbrëmje të madhe në të cilën do të festojnë dashurinë e tyre në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.
Daniella dhe Quentin u njohën në vitin 2009 gjatë promovimit të filmit “Inglorious Basterds”. Modelja Izraelite dhe regjizori i famshëm qëndruan të lidhur për vite, përpara se të bënin fejesën një vit më parë në një ceremoni që u duk si një ribashkim i filmit “Pulp Fiction”.
Regjizori i famshëm 55- vjeçar nuk ka qenë kurrë më parë i martuar, pasi siç thoshte ai vetë në intervista “puna monopolizonte gjithë kohën e tij”.