Mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Xing me Ermalin” ishte Tuna Sejdi dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha. Gjatë intervistës këngëtarja iu përgjigj “Pyetjes së Rudinës” duke treguar këshu nëse do të shkonte tek emisioni i Rudina Magjistarit.
“Asnjëherë në jetën time! E kam lënë në pritje për 10 vite të karrierës time dhe do ta lë në pritje edhe për nja 20 të tjera sa jam gjallë. Sepse jam e bindur që do t’i vinte shumë më mirë që të isha unë mysafire në emisionin e saj dhe të jepja ekskluzivet e jetës time, sesa ca,” ka thënë Tuna.
Mëngjesin e sotëm, në profilin e saj në Instagram ka reaguar Rudina, duke iu përgjigjur fjalëve të Tunës.
“Hey Tunë darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë ato që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër! Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 10 vitesh. Kështu ti e kupton besoj, se ç’vend ze ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh shoë-bizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, që ke qejt ti shohësh: me talent, kulturë dhe klas. Hajt me shnet!”
Disa muaj më parë i ftuar tek “Rudina” ishte kunati i Tunës, Robert Berisha. Ky i fundit për herë të parë në këtë emision foli për marrëdhëniet jo të mira që familja e tij ka me bashkëshorten e të vëllait.