Në mos nuk e keni bërë sfidën #KikiChallenge, mesiguri që ju ka rastisur të shihni videot pafund në internet të njerëzve që kërcenin duke dalë nga makina. Pavarësisht se u njohëm më Kiki-n në videoklipin që Drake publikoi pak kohë më parë, të gjithë e dimë se ajo ishte thjesht dikush që zëvendësonte dikë. Pra, Kim Kardashian-in?!!

Atëherë: Një teori tjetër lindi në internet dhe po përhapet me shpejtësi, në bazë të së cilës qëndron ideja se në të vërtetë Drake i referohet Kim-it për disa arsye. Së pari, Kiki është emri përkëdhelës që familjarët i drejtohen yllit të “Keeping Up with The Kardashians”. Kështu u bë lidhja e parë për dy Kiki-t.
“Drake ka kaq muaj që na thotë se ka fjetur me Kim Kardashian, por ne s’e kemi kuptuar”, shkruan Tyler Morrison në Twitter.
Drake’s been telling us for months now he slept with Kim K, we just haven’t been listening
— Tyler Morrison (@tmorrison24) August 31, 2018
- a thread pic.twitter.com/YVCehJI5fQ
Së dyti, teoria bazohet edhe në këngën “8 out of 10” (8 nga 10), pjesë e albumit “Scorpion” të reperit. “Unë në të vërtetë dola me të kur ti e le vetëm. Ajo nuk është nga ato që i pëlqen t’i marrë gjërat me ngadalë”, repon Drake. Kim ka thënë më parë se ka 8 ish-të dashur, pa llogaritur Kanye-n si bashkëshort dhe Drake-un, që supozohet se ka patur një marrëdhënie.. Pra, “8 nga 10”.
Ndër të tjera, Drake në këngën e mësipërme i referohet gruas së dikujt...Gruas së Kanye-s ndoshta?!
Interneti po bëhet lëmsh. Dikush i urren këto teoritë konspirative, ndërsa të tjerë thonë se prej kaq kohësh kanë qenë duke kënduar e kërcyer për Kim-in dhe Drake-un.