Sport

Futbollistja shqiptare feston me shqiponjë: ‘Le ta mbajnë rrogën, s’e kam problem’

31 Gusht 2018

Futbollistja shqiptare feston me shqiponjë: ‘Le ta mbajnë

Ndoshta festimi i golave me simbolin e shqiponjës do të kthehet në një traditë, që pas gjestitGranit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër në Kupën e Botës - Rusi 2018, ngjarje që u përfol jo pak në mediat ndërkombëtare, u pasua nga një hetim i FIFA-s e të tjera polemika. Një tjetër shqiptare është vendosur në qendër të një debati të ngjashëm.

Kosovare Asllani, futbolliste me origjinë shqiptare në kombëtaren e Suedisë, ka festuar me simbolin e shqiponjës dykrenare fill sapo ka shënuar golin e tretë në përballjen kundër Ukrainës në eleminatoret e Kampionatit Botëror për Femra.

Futbollistja shqiptare feston me shqiponjë: ‘Le ta mbajnë

“Gjesti është një shenjë falenderimi dhe respekti për Kosovën, vendin e origjinës sime. S’ka të bëjë fare me ngjarje politike, doja thjesht të përshëndesja gjithashtu nipin tim me atë gjest, s’e kisha planifikuar. Më habit fakti që mediat e konsiderojnë si gjest politik”, u shpreh ajo pas debateve në mediat suedeze.

 

2x♥?

A post shared by Kosovare Asllani (@asllani9) on

Ndërkohë e pyetur nëse i trembet marrjes së ndonjë gjobe, Kosovarja thotë: “Le ta mbajnë rrogën time, s’e kam problem”

Ajo, e lindur në Kristianstad nga dy prindër shqiptarë të Kosovës, është cilësuar shpeshherë si një ndër lojtaret më të mira të ekipit suedez, pjesë e së cilit u bë për herë të parë në 2008-n.

Futbollistja ka folur përherë për origjinën e saj, madje ka edhe një tatuazh të shqiponjës në kyçin e këmbës.

Futbollistja shqiptare feston me shqiponjë: ‘Le ta mbajnë
Ndjesë, e vetmja foto ku duket kyçi i këmbës

Burimi: Top Channel