KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Sport

Shpërthen Granit Xhaka kundër Zvicrës: ‘Po trajtohemi si në Epokën e Gurit’

9 Korrik 2018

Pas simbolit të shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që bëri gjithë botën të flasë, Federata Zviceriane e Futbollit deklaroi se ishte në bisedime për të detyruar futbollistët të mbajnë vetëm një shtetësi, në të kundërt do të përjashtohen. Lidhur me këtë deklaratë, Granit Xhaka ka shpërthyer kundër autoriteteve përkatëse.

“Po dëgjoj këto komente lidhur me futbollistët me disa shtetësi që përfaqësojnë Zvicrë, një gjë që më prek mua dhe shumë të tjerë.
Pak kohë pas humbjes së hidhur në Rusi, ju s’keni pse bëni një gjë të tillë. Ne jemi të gjithë zvicerianë dhe jemi krenar për për gjithë çka ky vend ka bërë për ne. Por rrënjët e mia janë në Kosovë, siç janë të Breel Embolo në Kamerun, Manuel Akanji-t në Nigeri dhe Ricardo Rodriguez në Kili dhe Spanjë.
Ekipi i kombëtares zviceriane përbëhet nga 50-60% futbollistë me shtetësi të dyfishtë, madje dhe menaxheri është si ne.
Mendoj se këto janë mendime të kota, po trajtohemi si në Epokën e Gurit.”

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI